Kinë, forcohet me ligj mbrojtja e të miturve

2019-10-22 17:16:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:未成年人---[wèi chéng nián rén]---I mitur

Organi ligjvënës i Kinës, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, nisi të hënën shqyrtimin e dy projekteve të rishikimit të Ligjit të Mbrojtjes së të Miturve dhe të Ligjit të Parandalimit të Delikuencës së të Miturve. Këto dy ligje bazë për mbrojtjen e të miturve u hartuan në vitet '90 të shekullit të kaluar dhe u rishikuan para shtatë vjetëve.

Në dy projektligjet shtohen disa nene kundrejt situatës së re dhe karakteristika të reja në mbrojtjen e të miturve dhe në parandalimin e delikuencës së të miturve.

Ligji i Mbrojtjes së të Miturve është një ligj kompleks kinez për mbrojtjen e të miturve, ku përcaktohen të drejtat, parimet e mbrojtjes së të miturve etj. Në këtë projekt të rishikimit të ligjit shtohen shumë nene të rëndësishme parimore. Lidhur me këtë, drejtori i Komisionit të Ndërtimit Shoqëror pranë Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës He Yiting shpjegoi:

"Në projektin e rishikimit të ligjit, shtohet parimi i përparësisë në maksimum së të miturve, forcohet përgjegjësia parësore e prindërve ose e kujdestarëve të tjerë, përcaktohet përgjegjësia e kujdesit nga shteti, në rast se kujdestarit e të miturve nuk mund të zbatojnë detyrën e kujdesit, shtohet edhe mekanizmi i raportimit të detyrueshëm kur zbulohet shkelje e të drejtave të të miturve."

Sipas mekanizmit të raportimit të detyrueshëm, çdo organizatë apo individ, me të zbuluar raste që nuk janë në favor të shëndetit fizik e psikologjik të të miturve apo që shkelin të drejtat legjitime të të miturve, ka të drejtë ta pengojë, ndalojë ose ta raportojë. Me marrjen e denoncimit, sektorët përkatës duhet t'i trajtojnë dhe gjykojnë në kohë rastet.

Nga të dhënat përkatëse del se 6% e fëmijëve dhe e adoleshentëve në mbarë globin janë të varur nga internetit, ndërsa në Kinë kjo përqindje është rreth 10%. Qarqet e ndryshme të Kinës kanë bërë thirrje të shumta për legjitimin e parandalimit të varësisë së të miturve nga interneti. Kësaj here, në projektin e rishikimit të Ligjit të Mbrojtjes së të Miturve, shtohet në veçanti neni për "mbrojtjen nga interneti", për të ofruar mbrojtje të gjithanshme për të miturit "online" dhe "offline".

Kësaj here, Ligji i Parandalimit të Delikuencës së të Miturve do të rishkohet në përmasë të madhe. Projektligj i ndan veprimet e pazakonta të të miturve në 3 kategori, si veprim i keq, shumë i keq dhe krim dhe do të merren masa përkatëse kundrejt kategorive të ndryshme.

Në projektligj forcohen edhe përgjegjësinë përkatëse të familjes, të shkollës dhe të institucioneve qeveritare, që të nxitet pjesëmarrje më masive e shoqërisë dhe të parandalohet në maksimum prirja e shkeljes së ligjit nga të miturit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore