Lojërat Ushtarake Botërore në Wuhan, marrin pjesë 9308 ushtarë nga 109 vende

2019-10-18 17:11:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:军人---[jūn rén]---Ushtar

Edicioni i 7-të i Lojërave Ushtarake Botërore do të hapet më 18 tetor në Qendrën Sportive të qytetit Wuhan të Kinës Qendrore. Deri tani kanë përfunduar të gjitha punët përgatitore. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 9308 ushtarë nga 109 vende.

Organizimi i edicionit të 7-të të këtyre lojërave është një praktikë pozitive e Kinës për nxitjen e shkëmbimeve sportive ushtarake dhe zhvillimin paqësor të botës. Drejtori i Komitetit Ekzekutiv të këtyre lojërave, gjeneral-major Yang Jian u shpreh në konferencën e shtypit të Wuhan-it se, ky edicion i Lojërave Ushtarake Botërore do të ketë përmasat dhe ndikimet më të mëdha historike.

"Në këtë edicion do të garojnë 9308 ushtarë nga 109 vende, numri më i lartë ky në historinë e këtyre lojërave. Në të do të konkurrohet në 27 sporte të mëdha dhe në 329 të vogla, që është dhe numër më i lartë në histori. Në ceremoninë e hapjes do të jenë të pranishëm mbi 50 ministra mbrojtës, shefa të ushtrisë dhe atashe ushtarakë të ambasadave në Kinë."

Yang Jian theksoi gjithashtu se ka një nivel të lartë konkurrues në ketë edicion. Ndër sportistët e regjistruar për sporte, përfshihen 67 kampionë bote dhe 118 sportistë në 8 vendet e para të Lojërave Olimpike të Rios.

Në këtë edicion të Lojërave Ushtarake Botërore do të shfaqen plotësisht "karakteristikat e Kinës": do të organizohen për herë të parë lojërat jashtë kampeve ushtarake, do të ndërtohet për herën e parë fshati i lojërave ushtarake, do të zhvillohen të gjitha lojërat sportive ushtarake brenda një qyteti. Kryetari i bashkisë i Wuhan-it, Zhou Xianwang tha se në qytetin e Wuhan-it janë përgatitur 54 studiume sportive dhe janë planifikuar punë të ndryshme të garantimit si mjedisi i qytetit, transportimi, meteorologjia, siguria, ushqimi, mjekimi, përkthimi, shërbimet vullnetare etj, për të integruar "organizimin e lojërave sportive" me "ndërtimin e qytetit".

Siç mësohet, në këtë edicion do të zbatohet për herë të parë teknologjia e transferimit të informacioneve dhe sinjali televiziv duke përdorur rrjetin 5G. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore