Forumi Ndërkombëtar i Zbutjes së Varfërisë i Kinës 2019

2019-10-17 17:22:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:贫困---[pín kùn]---Varfëri

17 tetori është Dita e Zbutjes së Varfërisë e Kinës dhe Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë.

Më 16 tetor u organizua në Pekin Forumi Ndërkombëtar i Zbutjes së Varfërisë i Kinës, me temë "shpërndarja e përvojës praktike për zbutjen e varfërisë, ndihmë për trajtimin e varfërisë globale". Në të ishin të ftuar mbi 200 personalite nga vendi dhe bota nga 13 organizata ndërkombëtare dhe 30 vende. Ata zhvilluan diskutime të thella për përvojën kineze të zbutjes së varfërisë, projektet kineze për realizimin e zero uri në botë etj., duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e zbutjes së varfërisë dhe të zhvillimit përmes projekteve dhe përvojës kineze.

 

Drejtori i Zyrës së Zbutjes së Varfërisë pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, Zuo Changsheng u shpreh se pas përpjekjeve 70-vjeçare, Kina ka arritur të nxjerrë një numër rekord njerëzish nga varfëria përmes një procesi të gjatë, dhe kjo është një arritje e madhe historike që ka vendosur një themel të fortë për formimin e një shoqërie komode gjithëpërfshirëse.

Kina është zotuar të zhdukë plotësisht varfërinë ekstreme në vitin 2020, duke realizuar objektivin e çrrënjosjes së varfërisë paraqitur në Agjendën 2030 të OKB-së 10 vjet para afatit.

Përfaqësuesi i Fondit të Zhvillimit të Bujqësisë Ndërkombëtare Matteo Marchisio e vlerësoi lart këtë arritje, duke thënë se bashkëpunimi mes këtij fondi dhe Kinës nuk do të përfundojë në vitin 2020. Fondi do të vazhdojë bashkëpunimin dhe do të ofrojë përkrahje tek Kina në ruajtjen e rezultateve të zbutjes së varfërisë, ngushtimit të hendekut të të ardhurave etj.

 

Shpërndarja e përbashkët e njohurisë dhe përvojës për zbutjen e varfërisë është metoda e re e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në këtë forum, kryeredaktori i Qendrës së Lajmeve të Internetit të Kinës Wang Xiaohui prezantoi përvojat dhe projektet e Kinës tek komuniteti ndërkombëtar me temë "Formimi i marrëdhënieve të reja të partneritetit të bashkëpunimit për zbutjen e varfërisë". Ai propozoi ngritjen e platformës së një bashkëpunimi ndërkombëtar më të hapur dhe më efikas.

Forumi u organizua në bashkëpunim me Qendrën e Lajmeve të Internetit të Kinës, Qendrën Ndërkombëtare të Kinës për Zbutjen e Varfërisë, Bankës Botërore, Bankës Aziatike të Zhvillimit, Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, Fondit Ndërkombëtar të Zhvillimit Bujqësor dhe Programit Botëror të Ushqimit i OKB-së. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore