Shumë "herë të para" në Lojërat Ushtarake Botërore në Wuhan

2019-10-16 17:17:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:运动会---[yùn dòng huì]---Lojëra

Të premten do të hapen në Wuhan të Kinës Qendrore Lojërat e 7-ta Ushtarake Botërore. Qyteti mikpritës, Wuhan-i, do të përpiqet të krijojë rekorde të reja në historinë e këtyre lojërave. Lojërat Ushtarake Botërore të Wuhan-it do të jenë me standarde ndërkombëtare, me frymën e Kinës, të larmishme dhe të jashtëzakonshme.

 

Këshilli Ndërkombëtar i Sporteve Ushtarake i organizoi për herë të parë Lojërat Ushtarake Botërore në Romë në vitin 1995, për të përkujtuar 50-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe nënshkrimit të Kartës së OKB-së. Edicionet e ardhshme të Lojërave Ushtarake Botërore u zhvilluan në Kroaci, Indi, Brazil, Korenë e Jugut etj. Ndikimi i këtyre lojërave u rrit më tej dhe ato u pagëzuan edhe si "Lojërat Olimpike Ushtarake".

Në Lojërat e 7-ta Ushtarake Botërore që do të hapen më 18 tetor në Wuhan do të shtohet numri i ndeshjeve dhe i garave, duke përfshirë 27 sporte dhe 329 disiplina, dhe në to do të ketë mbi 10 mijë sportistë pjesëmarrës nga 110 vende. Ky do të jetë edicioni me përmasat më të mëdha në historinë e Lojërave Ushtarake Botërore.

Zv.kryetari i Komisionit Ekzekutiv të Lojërave të 7-ta Ushtarake Botërore Guo Jianyhong u shpreh ditët e fundit në Pekin se, përveç përmasës më të madhe, këto lojëra do të jenë edhe më të hapurat. Biletat do të shiten në mënyrë publike dhe qytetarët e thjeshtë mund t'i shikojnë lojërat drejtpërdrejt në vendet e zhvillimit të tyre.

 

Më 11 tetor u hap Fshati i Lojërave Ushtarake Botërore, që është fshati i parë i ndërtuar për Lojërat Ushtarake Botërore në histori. Sipërfaqja e Fshatit të Lojërave Ushtarake Botërore arrin në afro 56 hektarë. Gjatë lojërave këtu do të ofrohen shërbime ushqimore, strehimi, transporti, mjekësore, kulturore etj.

Në të kaluarën Lojërat Ushtarake Botërore janë organizuar në disa qytete njëherësh, por këtë herë ato do të zhvillohen vetëm në një qytet, për herë të parë në historinë e këtyre lojërave. Zv.kryetari i Komisionit Ekzekutiv të Lojërave të 7-ta Ushtarake Botërore dhe zv.kryetari i bashkisë së qytetit Wuhan Hu Yabo premtoi se Wuhan-i do të zbatojë konceptin e organizimit "të gjelbër, me ndarje të përbashkët, të hapur e të drejtë", duke zhvilluar një miting të madh sportiv ushtarak me standarde ndërkombëtare, me frymën e Kinës, të larmishëm dhe të jashtëzakonshëm. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore