Tregtia e jashtme e Kinës vazhdon të jetë stabilizues ekonomik global

2019-10-15 17:25:15 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:外贸---[wài mào]---Tregtia e jashtme

Sipas të dhënave të publikuara më 14 tetor nga Drejtoria e Përgjithshme Doganore e Kinës, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit në 9 muajt e parë arriti 22.91 trilionë juanë, duke u rritur 2.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregtia e jashtme e Kinës mbeten ende e qendrueshme, gjë që tregon energjinë e ekonomisë kineze.

 

Në kushtet e unilateralizmit dhe proteksionizmit tregtar, tregtia e jashtme në mbarë botën është e ulët duke shkaktuar shqetësimi tek organet ndërkombëtare. Sipas Raportit të Tregtisë dhe të Zhvillimit të vitit 2019 publikuar në shtator nga OKB-ja, parashikohet se shpejtësia e rritjes së tregtisë globale në vitin 2019 do të ngadalësohet dhe rritja ekonomike do të jetë vetëm 1.2%, shifër kjo më e ulët se 3% në vitin 2018. Presidentja e re të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva vuri në dukje ditët e fundit se rritja e tregtisë globale pothuajse ka ndaluar.

Në këtë situatë, tregtia e jashtme e Kinës në 9 muajt e parë të vitit jo vetëm pati rritje të qëndrueshme, por nga ana tjetër cilësia u ngrit më tej.

Së pari, struktura e import-eksportit të Kinës vijoi përmirësimin. Në 9 muajt e parë të këtij viti, tregtia e zakonshme me vlerën e shtuar u rrit 4.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke zënë 60% e vëllimit të përgjithshëm dhe duke luajtur një rol drejtues. Për nga lloji i mallrave, importi i produkteve të konsumit të përditshëm u rrit me ritëm të shpejtë, importi i frutave, produkteve të kozmetikës, prodhimeve të detit etj., u rritin përkatësisht 42.3%, 39.9%, 35.9%, duke treguar kërkesën e lartë brenda Kinës. Njëkohësisht, produktet mekanike dhe elektrike që zënë 60% e vëllimit të përgjithshëm të eksportit u rritën 4.7%, duke treguar se ndryshimi i mënyrës dhe ngritja e nivelit të industrisë kineze po shpejtohet.

Së dyti, zhvillimi i tregut të ndërmarrjeve kineze është i mirë. Në 9 muajt e parë, importi dhe eksporti i Kinës në BE, ASEAN etj. u rritën përkatësisht 8.6% dhe 11.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sidomos, shpejtësia e rritjes së import-eksportit për vendet e nismës "Një brez, një rrugë" është e lartë 6.7% në krahasim me shpejtësinë e rritjes së përgjitshme duke zënë 29% e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme. Tregu i import-eksportit i Kinës është i larmishëm duke i sjellë forcë tregtisë së jashtme të Kinës ndaj rreziqeve të mundshme.

Vlen të theksohet se kompanitë private vijojnë të mbeten forcë e rëndësishme e rritjes së tregtisë së jashtme të Kinës. Në 9 muajt e parë të këtij viti, import-eksporti i ndërmarrjeve private arriti 9.69 trilionë juanë, një rritje 10.4% e duke zënë 42.3% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të Kinës. Kjo tregon se rritja e tregtisë së jashtme e Kinës nga kërkesa brenda vendit po forcohet.

Në 9 muajt e parë, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës e ShBA-së ishte 2.75 trilionë juanë, një rënie 10.3% . Kjo tregon se mosmarrëveshjet tregtare midis Kinës e ShBA-së kanë sjellë presion dhe bashkëpunimi është zgjedhja më e mirë të dy palëve.

Rishohim 70 vite pas themelimit të Kinës së Re se Kina është shnëdrruar nga një vend me tregti të dobët në vendin e parë në botë për tregtinë e mallrave. Kina zhvillohet vetë dhe njëkohësisht jep kontribut të rëndësishëm për ekonominë globale. Eksporti i Kinës ofron prodhimet e burime me çmim të ulët e cilësi të lartë për mbarë botën. Importi i Kinës ofron tregun e madh për të nxitur rritjen e ekonomisë globale. Tani ende ka shumë pasiguri për kursin e zhvillimit të ekonomisë botërore. Tregtia e jashtme e ekonomive të mëdha përballet me presion. Në këtë gjendje, rritja e shpejtë e import-eksportit të Kinës ofron përkrahje të fortë për rritjen e vazhdueshme të tregtisë së jashtme globale. Këto tregojnë se zhvillimi i tregtisë së jastme të Kinës është i fortë dhe ka strukturë të mirë. Tregtia e jashtme e Kinës do të vijojë të jetë stabilizuese e rëndësishme për rritjen e ekonomisë globale. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore