Ngritja e nivelit të konsumit i jep energji të madhe ekonomisë kineze

2019-10-09 16:58:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:消费---[xiāo fèi]---Konsum

Gjatë pushimeve të Festës Kombëtare, të dhënat e konsumit në Kinë krijuan rekorde të reja. Nga 1 deri më 7 tetor, vëllimi i shitjes me pakicë dhe i biznesit të restoranteve u rritën 8.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga turizmi brenda Kinës arritën 649 miliardë e 700 milionë juanë, duke u rritur 8.47 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave gjatë pushimeve të festës arritën 5 miliard juanë duke vendosur rekord të ri. Të gjitha të dhënat tregojnë se, në situatën e tanishme, konsumi po bëhet forca e rëndësishme e zhvillimit të ekonomisë kineze dhe i ka dhënë energji të madhe prirjes së zhvillimit të saj.

Ngritja e nivelit të konsumit në Kinë shfaqet në ngritjen e cilësisë së konsumit në sektorët e blerjeve dhe të restoranteve dhe në shtimin e konsumit në sektorët e turizmit, kulturës etj.

Pse konsumi në Kinë ka arritur ta ngrejë nivelin e tij? Kjo është shkaktuar nga forcimi i aftësisë dhe i dëshirës së konsumit të banorëve dhe përmirësimi i cilësisë së prodhimeve dhe të shërbimeve të kompanive. Së pari, rritja e të ardhurave të banorëve ka forcuar dëshirën e konsumit të tyre. Në gjashtë muajt e parë, të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve në Kinë arritën 15 294 juanë, duke u rritur 6.5 % dhe kjo shpejtësi rritjeje është e njëjtë me atë të vitit 2018. Tani Kina ka 400 milionë njerëz me të ardhura të mesme. Ky grup po zmadhohet në mënyrë të qëndrueshme, gjë që ofron mbështetje për konsumin. Nga ana tjetër, për të plotësuar kërkesat e refomës në fushën e ofertës, kompanitë kineze kanë vijuar krijimin e risive. Investimet e tyre në fushat e studimit dhe të zhvillimit kanë zënë 70 % të mbarë vëllimit të investimit në kërkim-zhvillim të shoqërisë. Me produktet e shërbimet e mira kompanitë janë pëlqyer nga konsumatorët. Sipas statistikave të Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit të Kinës, në krahasim me të kaluarën, kur kishte "bum" të blerjeve jashtë vendit nga turistët kinezë, situata ka ndryshuar gjatë pushimeve të Festës Kombëtare këtë vit.

 

Vitet e fundit, qeveria kineze ka shpallur një sërë politikësh për të garantuar funksionimin e qëndrueshëm të tregtisë së konsumit. Këto politika e vënë theksin në shpejtimin e zhvillimit të industrisë së shërbimeve, si arsimi, përkujdesi për fëmijët e të moshuarit, mjekësia, kultura, turizmi etj., përmirësimi i mjedisit të konsumit, realizimin e uljes së taksave të të ardhurave personale dhe forcimin e aftësisë së konsumit. Sidomos në gushtin e këtij viti, qeveria kineze paraqiti 20 masa politike për stabilizimin e parashikimit të konsumit dhe forcimin e besimit të konsumatorit. Sipas këtyre masave, do të shpejtohet sistemi i logjistikës së produkteve bujqësore, do të çlirohet potenciali i konsumit në industrinë e makinave dhe do të zgjerohet konsumi gjatë pushimeve, për të ruajtur lulëzimin e tregtisë së konsumit.

Analistët kanë vënë në dukje se konsumi është bërë energjia më e madhe për zhvillimin e ekonomisë kineze. Në vitin 2018, për pesë vjet me radhë, konsumi ka qenë motori kryesor për rritjen ekonomike në Kinë. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, përqindja e kontributit të konsumit për rritjen ekonomike të Kinës arriti 60.1 %. Në situatën e tanishme të presionit të madh të uljes ekonomike, proteksionizmit dhe unilateralizmit, lulëzimi i tregut të konsumit gjatë pushimeve të Festës Kombëtare tregon se konsumi i jep energji të madhe ekonomisë së Kinës dhe se kjo ekonomi ka besim kundër rreziqeve të jashtme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore