Morey duhet t'i kërkojë ndjesë popullit kinez

2019-10-08 17:08:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:道歉---[dào qiàn]---Kërkoj ndjesë

Kohët e fundit menaxheri i përgjithshëm i klubit "Houston Rocket" të NBA-së Daryl Morey postoi në rrjetin social "Twitter" mbështetjen për protestuesit në Hong-Kong, duke shkaktuar kritika serioze në Kinë. Për këtë reagoi edhe Konsullata e Kinës në Houston duke shprehur pakënaqësi serioze.

Shoqata Kombëtare e Basketbollit e Kinës dhe Kanali i Sportit i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) shpallën përkatësisht pezullimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit si dhe të transmetimit me NBA-në. Përveç këtyre, sponsorët kinezë të këtij klubi publikuan përkatësisht deklarata zyrtare dhe shpallën ndërprerjen përkohësisht të bashkëpunimit përkatës me grupin "Rocket".

Pak kohë para kësaj ngjarjeje, në arenën organizuese të klubit të NBA-së "Rocket" u shfaq slogani me urimin e 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Menjëherë pas kësaj Morey postoi në rrjetet sociale përkrahjen e elementëve të dhunshëm në Hong-Kongut, njësoj si një njeri me dy fytyra.

Duke u përballur me pakënaqësi të ashpër nga fansat kinezë,pronari i klubit Tilman Fertitta tha menjëherë se Morey nuk përfaqëson "Rocket" dhe se klubi nuk ka lidhje me politikën.

Edhe anëtarë të tjerë të administratës së NBA publikuan deklarata duke shprehur keqardhje për fjalët e Morey-t, i cili nuk ka kërkuar ende falje.

Pavarësisht nëse një vend është perëndimor apo lindor, në çdo kohë, sovraniteti i tij nuk duron cënim dhe dinjiteti kombëtar nuk mund të shkelet. Si një menaxher që e njeh shumë Kinën, Morey shpërfilli faktet dhe u bë brutalisht bashkëfajtor i protestuesve të dhunshëm të Hong-Kongut, kjo ka shkelur vijën fundore parimore të popullit kinez si dhe është një ofendim publik për fansat kinezë.

Siç dihet nga të gjithë, falë lojëtarit kinez Yao Ming, vitet e fundit klubi "Rocket" mirëpritet shumë në Kinë dhe në 17 vitet e fundit është sponsorizuar nga disa sipërmarrës kinezë. Vlen të përmendet se pavarësisht se fansat kinezë e duan basketbollin, ata duan më shumë atdheun. Çdo kinez që ka dinjitet nuk toleron asnjë veprim që sfidon sovranitetin e vendit.

Këto vite, disa kompani janë orvatur të shkelin vijën e kuqe në shumë probleme që kanë lidhje me sovranitetin e Kinës, por janë kundërshtuar plotësisht nga populli kinez. Çështja e Hong-Kongut është çështje e brendshme e Kinës dhe nuk tolerohet asnjë ndërhyrje e jashtme.

Morey dhe grupi "Rocket" duhet të reflektojnë veprimin e gabuar ndaj popullit kinez dhe të kërkojnë falje të sinqertë. Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe besimin e afro 1.4 miliardë banorëve kinezë në mbrojtjen e sovranitetit dhe të dinjitetit kombëtar. Çdo standard i dyfishtë, nga njëra anë duke fituar nga Kina, e nga ana tjetër duke fyer popullin kinez, është i pafalshëm dhe do të ketë pasoja në fund.

Mrekulli
Lajmet Kryesore