Kina, kontribut të madh në mbrojtjen ekologjike globale

2019-09-30 16:50:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:生态---[shēng tài]---Ekologji

Në konferenën e shtypit të organizuar të dielën nga qendra e shtypit për veprimtarinë kremtuese me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, ministri kinez i Mjedisit Li Ganjie u shpreh se gjatë 70 vjetëve, çështja e mbrojtjes së mjedisit e Kinës ka pasur suksese historike. Kina ka marrë pjesë aktivisht në qeverisjen e mjedisit global, publikoi së pari "Projektin për realizimin e programit të zhvillimit të vazhdueshëm 2030", ka drejtuar procesin e bisedimeve për ndryshimin e klimës globale dhe u bë pjesëmarrëse dhe kontribuese e rëndësishme në ndërtimin e qytetërimeve ekologjike globale.

Duke folur për çështjen e ndotjes së ajrit, Li Ganjie u shpreh se vitet e fundit, cilësia e ajrit e Kinës është përmirësuar dukshëm:

"Për shembull, përsa i përket grimcave PM2.5, në vitin 2018, koncentrimi mesatar i PM2.5 u ul 41.7% në krahasim me vitin 2013, veçanërisht në Pekin, kjo ulje arriti në 43%. Kjo tregon se puna jonë ka pasur rezultate."

Gjatë 70 vjetëve, Kina ka forcuar pandërprerë mbrojtjen dhe riparimin e mjedisit natyror. Lidhur me këtë, zv-ministri i Mjedisit Huang Runqiu tha:

"Gjatë 70 vjetëve, Kina ka krijuar 2750 zona të mbrojtjes natyrore, 474 e të cilave janë zona në rang kombëtar. Sipërfaqja e përgjithshme e zonave të mbrojtjes natyrore arrin në 1.47 milionë kilometra katrorë, ose 15% të sipërfaqes tokësore të vendit."

Krahas këtyre, Kina ka zbatuar një sërë projektesh të mbrojtjes ekologjike si mbrojtja e pyjeve natyrore dhe pyllëzimi i tokës bujqësore. Si rezultat, tani përqindja e mbulimit pyjor në Kinë është shtuar në 22.96 nga 8% në fillim të krijimit të Kinës së Re. Gjatë 20 vjetëve të fundit, sipërfaqja e pyjeve të shtuara në Kinë zë rreth 25% të shtimit global duke zënë vendin e parë në botë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore