Ndërhyrja amerikane në punët e brendshme të vendeve të tjera do të dëmtojë vetë ShBA-në

2019-09-27 17:52:28 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:干涉---[gàn shè]---Ndërhyrje

Të mërkurën, komisioni i punëve i jashtme i Kongresit amerikan miratoi "Projektligjin mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong". Me pretekstin e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë, ky veprim mbështet forcat ekstremiste dhe elementët e dhunshëm dhe ndërhyn brutalisht në çështjet e brendshme të Kinës, duke shkelur seriozisht parimet e ligjit ndërkombëtar e të marrëdhënieve ndërkombëtare, si edhe duke zbuluar orvatjet dashakeqëse të një pjese të politikanëve amerikanë për të frenuar Kinën. Pala kineze shpreh dënimin e vet të ashpër dhe kundërshtimin e vendosur për këtë.

I ashtuquajturi "Projektligj mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong" kërkon që çdo vit qeveria amerikane të verifikojë gjendjen e vetëqeverisjes së Hong-Kongut, me qëllim që të përcaktojë nëse mund ta trajtojë Hong-Kongun si zonë doganore të pavarur, në përputhje me "Aktin politik ShBA - Hong-Kong" të vitit 1992. Çështja e Hong-Kongut është plotësisht punë e brendshme e Kinës dhe ShBA-ja nuk ka asnjë të drejtë të kryejë të ashtuquajturin verifikim!

Pas 22 vjetëve të rikthimit të Hong-Kongut, me mbështetjen e madhe të qeverisë qendrore, në fushat ekonomike, tregtare, të lundrimit, të telekomunikacionit, të turizmit, të kulturës dhe të sportit, Hong-Kongu ka ruajtur statusin e vet si port i lirë dhe zonë e pavarur doganore, nën emrin "Hong-Kongu i Kinës", duke ruajtur marrëdhëniet dhe duke zhvilluar shkëmbimet me vende dhe rajone të tjera të botës, dhe duke nënshkruar marrëveshjet dhe traktatet përkatëse. Këto të drejta vetëqeverisëse janë fakte objektive që banorët e Hong-Kongut i ndiejnë nga afër dhe të pranuara nga të gjithë. Gjatë katër muajve të fundit, në Hong-Kong kanë ndodhur një sërë incidentesh të dhunshme. Veprimet e elementëve të dhunshëm e kanë kaluar shumë sferën e tubimeve normale, duke shkelur rëndë ligjin, duke qenë një sfidë e hapur për parimin "Një vend, dy sisteme" dhe duke dëmtuar rëndë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Hong-Kongut.

Por një pjesë e ligjvënësve amerikanë përdorin dy standarde, nuk respektojnë faktet, dhe inkurajojnë, e madje edhe zbukurojnë, veprimet e elementëve të dhunshëm që dëmtojnë rendin publik të Hong-Kongut, duke nxitur Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin amerikan të miratojnë të ashtuquajturin "Projektligj mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong" të vitit 2019, për të marrë hak ndaj personave që përpiqen të ruajnë qëndrueshmërinë e Hong-Kongut. Kjo ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kinës tregon plotësisht orvatjet me qëllim të keq të një pjese të politikanëve amerikanë.

Duke të vëmë re se veprimi i ShBA-së do të dëmtojë në fund vetë atë. Hong-Kongu është një nga partnerët më të rëndësishëm të ShBA-së në Azi. Mbi 1300 kompani amerikane ndodhen në Hong-Kong dhe afro 8500 amerikanë punojnë dhe jetojnë në Hong-Kong. Bankat kryesore amerikanë kanë filiale në Hong-Kong. Vetëm nëse Hong-Kongu ruan qëndrueshmërinë dhe lulëzimin, mund të garantohen interesat e palëve të ndryshme. Miratimi i këtij projektligji është një sinjal shumë i gabuar, një inkurajim i veprimeve të elementëve të dhunshëm, dhe do të shkaktojnë më shumë trazira në Hong-Kong. Kjo do të dëmtojnë edhe interesat e vetë ShBA-së.

Mrekulli