Zhvillimi e lulëzimi i Xinjiang-ut nuk mund të mohohen

2019-09-26 17:46:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:新疆---[xīn jiāng]---Xinjiang

25 shtatori është dita përkujtimore e 70-vjetorit të çlirimit paqësor të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit në Kinën Veriperëndimore. Pas zhvillimit afatgjatë, Xinjiang-u, që ka qenë një rajon i mbyllur dhe i prapambetur kufitar i Kinës, është kthyer tani në një rajon të hapur ndaj botës së jashtme. Vitet e fundit, në Xinjiang janë marrë masa antiterroriste dhe antiekstremiste, që kanë garantuar qëndrueshmërinë e rendit shoqëror dhe zhvillimin e lulëzuar të rajonit.

Por kohët e fundit, disa politikanë amerikanë, si zv.presidenti Mike Pence dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo kanë kritikuar politikat antiterroriste të Kinës sipas një refreni të vjetër.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i hodhi poshtë me vendosmëri këto akuza në një mbrëmje të organizuar të martën në Nju-Jork nga Komiteti Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe organizata të tjera. Wang Yi i shtjelloi faktet lidhur me Xinjiang-un nga katër drejtime: mbrojtja fetare dhe kulturore, dëmet e shkaktuara nga ekstremizmi dhe terrorizmi në Xinjiang, qëllimet e masave parandaluese kundër terrorizmit në Xinjiang dhe karakteri e efektet e qendrave të arsimit e përgatitjes profesionale në Xinjiang. Ai vuri në dukje se masat parandaluese kundër terrorizmit përputhen jo vetëm me ligjet kineze, por edhe me konceptet e përbashkëta të pranuara ndërkombëtarisht.

Në vitin 1952, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Xinjiang-ut ishte 791 milionë juanë, ndërsa vitin e kaluar arriti në 1.2 trilionë juanë, duke u shtuar 200 herë pas heqjes së faktorit të rritjes së çmimeve të mallrave dhe duke realizuar një rritje mesatare vjetore 8.3 %. Nga viti 2014 deri vjet, 2.3 milionë banorë të Xinjiang-ut u nxorën nga varfëria dhe përqindja e varfërisë në fshatrat e Xinjiang-ut u ul në 6.1 %, nga 19.4 % që ishte para pesë vjetësh. Si rajon thelbësor i Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, Xinjiang-u gjendet përpara rasteve të shumta të zhvillimit.

Në të njëjtën kohë, elementet e veçanta kulturore dhe fetare të Xinjiang-ut janë mbrojtur plotësisht. Tani në këtë rajon ka 28 mijë objekte fetare dhe afro 30 mijë klerikë. Në Xinjiang, për çdo 530 banorë myslimanë kanë një xhami dhe kjo është një mesatare më e lartë se në shumë nga vendet muslimane.

Për shkak të problemeve të ndërlikuara historike, etnike dhe fetare, qysh nga vitet '90 të shekullit të kaluar në Xinjiang kanë ndodhur mijëra sulme terroriste, duke sjellë dëme serioze për jetën, pasurinë, lirinë fetare normale dhe të drejtat e tjera bazë të banorëve vendorë. Me qëllim të parandalimit të ekstremizmit dhe të terrorizmit, pushteti vendor i Xinjiang-ut ka ngritur sipas ligjit qendrat e arsimit dhe përgatitjes profesionale. Kjo masë përputhet plotësisht me frymën dhe parimet bazë të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të bashkësisë ndërkombëtare. Në tre vjetët e fundit, në Xinjiang nuk ka ndodhur asnjë incident terrorist dhe shumë banorë janë kthyer në veprimtarinë shoqërore pas marrjes së aftësive profesionale nëpërmjet mësimit në qendrat e arsimit dhe përgatitjes profesionale. Të gjithë mund t'i shikojnë efektet pozitive të këtyre qendrave.

Asnjë gënjeshtër s'mund të mbulojë zhvillimin dhe lulëzimin e Xinjiang-ut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore