Ndërmarrje kineze shfaqin aftësi konkurruse në IFA

2019-09-09 17:25:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:创新---[chuàng xīn]---Risi

Nga 6 deri më 11 shtator mbahet Panairi i 59-të Ndërkombëtar i Mallrave Elektronike (IFA) në Berlin. Në këtë panair marrin pjesë rreth 2000 kompani nga vende të ndryshme të botës, përfshi rreth 800 kompani kineze.

Edhe këtë vit, temat tërheqëse mbeten rrjeti 5G, inteligjenca artificiale, teknologjia e kontrollit me zë etj.

Kompania Huawei e Kinës publikoi në Panair çipin e parë 5G "Kirin 990", i cili do të përdoret në celularin "Mate 30" që do të publikohet më 19 shtator në Mynih. Kryeekzekutivi i sektorit të konsumatorëve i Huawei-s Yu Chengdong tha:

"Çipi 'Kirin 990' është çipi i parë 5G në botë i celularit. Sipërfaqja e çipit është më e vogël se thoi im, megjithëkëtë, në çip integrohen 10.3 miliardë tranzitorë. Ky është çipi më i fuqishëm 5G në botë dhe mund të realizojë shkrirjen e teknologjisë 5G me inteligjencën artifiicale."

Kompania kineze "Haier" shfaqi në Panair teknologjinë "familja e zgjuar". Me këtë teknologji, mund të realizohet jeta smart në familje, duke u sjellë anëtarëve një jetë të volitshme falë teknologjisë së integruar në pajisjet elektronike.

Presidenti i kompanisë kineze "TCL" Li Dongsheng u shpreh se me zhvillimin ekonomik kinez dhe me fuqizimin e potencialit shtetëror, më shumë ndërmarrje kineze janë bërë ndërmarrje globale konkurruese. Zhvillimi i kompanisë "TCL" ka shfaqur këtë prirje dhe sasia e patentave të kompanisë është shtuar nga viti në vit. Për ndërmarrjet kineze, për të fituar aftësinë më të madhe konkurruese në botë, duhet të forcohet vazhdimisht aftësia e vetëzhvillimit teknologjik dhe me risi. Ai tha:

"Tani në fushën e produkteve të konsumit elektronik e të produkteve të telekomunikacionit, nuk ekzistojnë dallime mes ndërmarrjeve kineze dhe atyre të huaja, madje në disa fusha, Kina ka tejkaluar ndërmarrjet e huaja. Për shembull, tani Kina është bërë vendi më i madh i prodhimit të televizorëve e të celularëve në botë, njëkohësisht në këto fusha, Kina zotëron teknologji të përparuar në botë. Prandaj në këto fusha, ndërmarrjet kineze kanë aftësi të mjaftueshme konkurruese për përballimin e sfidave." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore