Konsultimet e arsyeshme mund të zgjidhin problemet

2019-09-06 17:38:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:磋商---[cuō shāng]---Konsultim

Më 5 shtator, zv.kryeministri kinez dhe drejtuesi i palës kineze për dialogun e gjithanshëm ekonomik Kinë-ShBA, Liu He zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesin amerikan të Tregtisë Robert Lighthizer dhe sekretarin e Departamentit amerikan të Thesarit Steven Mnuchin.

Palët ranë dakord për mbajtjen e raundit të 13-të të konsultimeve të ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë Kinë-ShBA në fillim të tetorit në Uashington. Në sfondin e shkallëzimit të fërkimeve tregtare dy palët vendosën vijimin e bisedimeve, duke përmbushur dëshirat e dy popujve dhe pritshmërinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe lëshuan sinjale pozitive.

Deri tani, Kina dhe ShBA-ja kanë organizuar 12 raunde konsultimesh ekonomiko-tregtare, me anë të të cilave është bërë përparim dhe janë diskutuar disa çështje. Bashkekzistenca e bisedimeve dhe luftës tregtare është bërë një model normal për zgjidhjen e fërkimeve ekonomiko-tregtare kino-amerikane.

Sipas mendimeve unanime të arritura në bisedimet e ruandit të 12-të, dy palët duhet t'i zhvillonin bisedimet e raundit të ri në shtator. Por, pala amerikane shtoi përsëri tarifat dhe pala kineze u detyrua të ndërmarrë kundërmasa, duke shkaktuar shkallëzim të përsëritur të luftës tregtare dhe sjellë goditje për ekonominë kineze, amerikane dhe atë globale.

Sipas të dhënave të fundit, në gusht, Treguesi i Menaxherëve të Blerjes(PMI) i ShBA-së ra në 49.9, që është nivel më i ulët se 50 prej vitit 2009, duke shfaqur goditje ndaj sektorit amerikan të prodhimit.

Në gjysmën e parë të këtij viti, deficiti i përgjithshëm amerikan arriti në 412.1 miliardë dollarë amerikane, duke u shtuar 3%, duke treguar se shtimi i tarifave s'mund të zgjidhë problemet e deficitit tregtar. Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj., bënë paralajmërime të përsëritura se nëse fërkimet tregtare do të vijojnë përshkallëzimin, ekonomia globale do të hyjë në dilemën e recesionit të mëtejshëm.

Sipas historisë dhe provave të deritanishme është vërtetuar plotësisht se asnjë palë nuk mund të jetë fitimtare e luftës tregtare dhe shtimi i tarifave mund t'u sjellë dëm edhe të tjerëve. Rruga e duhur e zgjidhjes së dallimeve e fërkimeve mes Kinës dhe ShBA-së në fushat ekonomiko-tregtare është dialogu dhe konsultimet. Pala kineze pranoi që të shkojë në Uashington për vazhdimin e bisedimeve dhe kjo gjë tregon qëndrimin e arsyeshëm dhe përgjegjës të Kinës për zgjidhjen e problemeve, me qëllim pakësimin e goditjeve ndaj palëve të ndryshme nga lufta tregtare.

Siç mësohet, Kina dhe ShBA-ja do të zhvillojnë konsultimet parapërgatitore serioze prej dhjetëditorit të dytë të këtij muaji. Dy palët kanë rënë dakord njëzëri se duhet të bëjnë përpjekjet e përbashkëta me vepra konkrete për të krijuar kushte të mira për konsultimet. Kjo tregon se dy palët duhet të bashkëpunojnë me sinqeritet dhe vepra konkrete për t'iu afruar zgjidhjes së problemeve.

Si dy ekonomitë më të mëdha të botës, problemet ekonomiko-tregtare kino-amerikane janë shumë të ndërlikuara dhe s'mund të zgjidhen brenda një kohe të shkurtër. Dy palët duhet të tregojnë durim dhe vendosmëri dhe nëse mbajnë një qëndrim të arsyeshëm dhe gjakftohtë, atëherë mund t'i afrohen gjithnjë e më shumë zgjidhjes së problemeve.

Kina do të shtojë përpjekjet për arritjen e rezultateve në këtë konsultim dhe në të njëjtën kohë, do të rregullojë punët e veta dhe do të vazhdojë rrugën e saj për të përballuar situatën me gjakftohtësi.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore