He Yicheng emërohet kryeekzekutiv i Makaos

2019-09-05 17:51:35 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:澳门---[ào mén]---Makao

Më 4 shtator, kryeministri kinez Li Keqiang drejtoi mbledhjen e tretë plenare të Këshillit të Shtetit, në të cilën emëroi He Yicheng kryeekzekutiv të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos. Ky është mandati i pestë që jepet për këtë pozicion në rajonin e Makaos. He do ta marrë detyrën e tij më 20 dhjetorin e këtij viti.

Kryeministri Li tha se qeveria qendrore kineze do të vazhdojë zbatimin me vendosmëri të politikave "një vend, dy sisteme", "Makao i administruar nga banorët e Makaos" etj, duke zbatuar rreptësisht ligjet bazë të këtij rajoni dhe përkrahur me të gjitha forcat qeverinë dhe kryeekzekutivin e Makaos në administrimin sipas ligjit, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetës së banorëve, nxitjen e harmonisë shoqërore etj.

Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti i Makaos për zgjedhjen e He Yicheng-ut si kryeekzekutiv i rajonit dhe u dëgjua raporti i drejtorit të Zyrës së Çështjeve të Hong-Kongut dhe Makaos Zhang Xiaoming mbi procesin e zgjedhjes së kryeekzekutivit.

"Procesi i zgjedhjes së kryeekzekutivit të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos për mandatin e 5-të është zbatuar sipas ligjit dhe përputhet plotësisht me ligjet bazë të Makaos dhe ligjet përkatëse, duke shfaqur parimet e hapura, të barbarta dhe të drejta. Zoti He Yicheng u përzgjodh me shumicë votash, gjë që dëshmon pranimin dhe përkrahjen e gjerë të tij nga qarqet e ndryshme shoqërore të Makaos," tha kryeministri Li Keqiang.

 

Kreu i qeverisë kineze shtoi se sivjet është 20-vjetori i rikthimit të Makaos në atdhe. Në 20 vitet e fundit, me përkrahjen e madhe të qeverisë qendrore dhe pjesës kontinentale të Kinës, qeveria e Makaos zbatoi politika të ndryshme sipas ligjit, shoqëria e Makaos pati në përgjithësi përparim, banorët e Makaos jetuan në lumturi, u zbatua me sukses politika "një shtet, dy sisteme" dhe u panë me shumë karakteristika dhe epërsi.

"Zhvillimi i Makaos lidhet ngushtë me pjesën kontinentale të vendit. Ndërtimi i Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hongkong-Makao etj., i kanë sjellë Makaos shumë shance të mëdha zhvillimi. Qeveria qendrore kineze do të vazhdojë vënien në zbatim me vendosmëri të 'një vend, dy sisteme', 'Makao i administruar nga banorët e Makaos' dhe politika të tjera të autonomisë së lartë, duke vepruar rreptësisht sipas ligjit. Besoj se pasi zoti He Yicheng të marrë detyrën e kryeekzekutivit të rajonit, ai do të punojë për ndërtimin e një ardhmeje të re të Makaos dhe do të shkruajë një histori të re të suksesit të praktikës 'një vend, dy sisteme'".

Sipas Ligjit Bazë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos të Republikës Popullore të Kinës, në mbledhjen plenare të Këshillit të Shtetit të Kinës, He Yicheng u emërua kryeekzekutiv i Rajonit të Posaçëm të Makaos. Kryeministri kinez Li Keqiang nënshkroi dekretin e emërimit të tij me nr. 719 të Këshillit të Shtetit të Kinës. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore