Kina do të forcojë zhvillimin e sportit

2019-09-03 19:03:13 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:体育---[tǐ yù]---Sport

Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi zyrtarisht "Planin për ndërtimin e një fuqie sportive", në të cilin vendoset dhe nxitet ndërtimi i një vendi të fortë në fushën e sporteve, duke e integruar plotësisht në planin e përgjithshëm të zhvillimit kombëtar ekonomik dhe shoqëror. Në plan propozohet që deri në vitin 2050, Kina të kthehet plotësisht në një fuqi moderne sportive socialiste. Pajisjet fizike dhe niveli shëndetësor i njerëzve, forca e gjithanshme e sportit dhe ndikimi ndërkombëtar do të jenë ndër më të lartat në botë. Sporti do të bëhet një simbol i rilindjes së madhe të kombit kinez.

Li Jianming, zv.drejtor i Administratës së Përgjithshme Shtetërore të Sportit të Kinës, ua paraqiti planin të hënën mediave kineze dhe të huaja në Zyrën e Informacionit të Këshillit të Shtetit. Plani përcakton një objektiv të përgjithshëm prej tre fazash dhe objektiva specifikë në gjashtë drejtime: sportet kombëtare, sportet e të rinjve, sportet konkurruese, industrinë sportive, kulturën sportive dhe shkëmbimet sportive me jashtë e me Hong-Kongun, Makaon dhe Tajvanin, duke krijuar një pamje tërësore të projektit për ndërtimin e një fuqie sportive:

"Faza e parë është krijimi i një mekanizmi të ri për zhvillimin e sportit, i cili është në përputhje me krijimin e gjithanshëm të një shoqërie të begatë deri në vitin 2020. Faza e dytë është formimi i një tregu të udhëhequr nga qeveria, të standardizuar dhe rregulluar nga shoqëria, plot gjallëri dhe pjesëmarrje aktive të publikut, që përputhet me realizimin themelor të modernizimit deri në vitin 2035. Faza e tretë është krijimi i plotë i një fuqie moderne sportive socialiste deri në vitin 2050."  

Sipas statistikave, vlera e shtuar e industrisë sportive të Kinës në vitin 2017 ishte 781.1 miliardë juanë. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, shpejtësia e rritjes mesatare vjetore të industrisë sportive të Kinës arriti në 24.6%, që është një periudhë e zhvillimit dhe rritjes së shpejtë. Ky plan sugjeron që industria e sporteve të bëhet një industri shtyllë e ekonomisë kombëtare deri në vitin 2035, dhe kjo ka tërhequr shumë vëmendje. Li Jianming thekson:

"Industria sportive është ende një industri e re, e ajo mund të integrojë industritë parësore, dytësore e tretësore. Me lindjen e teknologjive të reja në shndërrimin e energjisë kinetike të vjetër në energji të re, do të shfaqen vazhdimisht produkte të reja, modele të reja dhe formate të reja, të cilat janë jashtëzakonisht të forta dhe të qëndrueshme në rritje dhe vazhdueshmëri. Sipas përllogaritjeve shkencore, vlerësohet se deri në vitin 2035, industria e përgjithshme sportive e Kinës do të përbëjë rreth 4 % të PBB-së, e mund të bëhet kështu një industri shtyllë. Ne jemi duke punuar shumë drejt këtij qëllimi dhe tani kemi një themel të mirë për zhvillimin në këtë drejtim."

"Planin për ndërtimin e një fuqie sportive" gjithashtu propozon nxitjen e popullarizimit dhe përmirësimit të nivelit të futbollit, basketbollit dhe volejbollit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore