Qarqet e ndryshme të Hong-Kongut dënojnë ashpër veprimet e dhunshme

2019-09-02 17:51:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 谴责---[qiǎn zé]---Dënoj

Që nga 31 gushti, demonstruesit radikalë kanë shpërfillur kundërshtimet dhe paralajmërimet e policisë, duke u mbledhur në mënyrë të paligjshme në zona të ndryshme të Hong-Kongut, duke hedhur në një masë të madhe bomba "Molotov" mbi ndërtesat qeveritare, duke sulmuar policinë dhe duke dëmtuar stacionet e metrosë. Shoqëria hongkongase i dënon ashpër veprimet e demonstruesve radikalë, të cilët vazhdimisht përshkallëzojnë veprimet e dhunshme dhe kërcënojnë seriozisht sigurinë personale të policëve e publikut, dhe mbështesin policinë në ndjekjen e të gjitha veprimeve ligjore.

Victor Chan, nënkryetari i Federatës së Shoqatave të Guangxi-së, tha se dhuna e përshkallëzuar e demonstruesve radikalë ka shkaktuar një ndikim të jashtëzakonshëm ndaj publikut të gjerë:

"Konflikti shoqëror në Hong-Kong po bëhet gjithnjë e më i ashpër, numri i të plagosurve po rritet, niveli i dhunës po bëhet gjithnjë e më i lartë, ndikimi në shoqëri po bëhet gjithnjë e më i madh, dhe pakënaqësia e publikut (ndaj sjelljes së dhunshme) gjithashtu po rritet."

Lam Lung On, presidenti i Shoqatës së Importuesve dhe Eksportuesve Kinezë të Hong-Kongut, theksoi se Hong-Kongu gjithmonë ka qenë i njohur si një prej rajoneve me mjedisin më të mirë të biznesit e sistemin më të shëndetshëm juridik, dhe gjithashtu si një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe e hapur, por dhuna e përshkallëzuar e demonstruesve radikalë është serioze. Veprimet e tyre kanë shkatërruar rendin shoqëror, mjedisin e biznesit dhe sistemin juridik të Hong-Kongut. Ai u bëri thirrje të gjithë sektorëve të shoqërisë së Hong-Kongut që të punojnë së bashku për t'i rezistuar dhunës:

"Shpresoj se më shumë qytetarë të heshtur të Hong-Kongut do të ngrihen dhe do t'i qëndrojnë së bashku dhunës e të gjitha veprimeve të shkeljes së sundimit të ligjit. Mos lejoni që Perla e Orientit të eklipsohet! Ne nuk tolerojmë kurrë asnjë akt dhune dhe shkeljen e sundimit të ligjit. Ne bëjmë thirrje të ndalojnë të gjitha veprimet që prekin dhe shkatërrojnë Hong-Kongun. Duhet të mbështesim rendin shoqëror dhe ligjor të Hong-Kongut. Ne përkrahim fuqimisht autoritetet e Hong-Kongut në administrimin sipas ligjit dhe policinë në zbatimin e ligjit."

Nënkryetari i Aleancës Demokratike për Përmirësimin dhe Përparimin e Hong-Kongut Chan Yung theksoi se aktet e dhunshme të pjesës radikale të protestuesve kanë dëmtuar seriozisht rendin shoqëror dhe kanë rrezikuar jetën e njerëzve dhe sigurinë e pronës. Sipas Chan Yung-ut, Hong-Kongu është shtëpia e përbashkët e banorëve të Hong-Kongut dhe publiku i gjerë kurrë nuk do të lejojë që turmat të shkatërrojnë prosperitetin dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Ai shfaqi shpresën që në Hong-Kong dhuna do të pushojë sa më shpejt që është e mundur dhe do të rivendoset rendi dhe paqja shoqërore:

"Hong-Kongu është shtëpia e më shumë se 7 milionë njerëzve që jetojnë atje. Stabiliteti dhe paqja shoqërore nuk janë të lehta për t'u arritur. Ne nuk do të lejojmë që turmat të luajnë me zjarrin në shtëpi. Ne u bëjmë thirrje njerëzve në Hong-Kong që të kundërshtojnë çdo akt dhune dhe të dënojnë ashpër veprimet vandale. Në të njëjtën kohë, fryma e sundimit të ligjit është vlera më e rëndësishme thelbësore e shoqërisë së Hong-Kongut. Ne duhet të mbështesim plotësisht zbatimin e ligjit dhe forcat e policisë që të ndalojnë dhunën në kohën e duhur, të ndëshkojnë rëndë kriminelët dhe të rivendosin sa më shpejt rendin shoqëror dhe paqen, për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe të pronës së çdo qytetari."

Mrekulli
Lajmet Kryesore