Ndërmarrjet amerikane nuk duan të largohen nga "fabrika e botës"

2019-08-29 18:27:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:工厂---[gōng chǎng]---Fabrikë

Në përgjigje të njoftimit nga ShBA-ja se do të rrisë tarifat mbi 300 miliardë dollarësh amerikanë importe nga Kina, pala kineze është detyruar të marrë masa reaguese. Si përgjigje, disa njerëz në ShBA jo vetëm deklarojnë se do të shtojnë tarifat, por gjithashtu urdhërojnë kompanitë amerikane të tërhiqen nga Kina dhe të gjejnë një treg alternativ. Kjo deklaratë i ka tronditur në përgjithësi qarqet ekonomike amerikane dhe është përballur me një kundërshtim të fortë. Epërsia unike e Kinës, që cilësohet si "fabrika e botës", është që kompanitë ndërkombëtare, duke përfshirë ato amerikane, nuk dëshirojnë të largohen.

Kina ka afro 1.4 miliardë konsumatorë, nga të cilët më shumë se 400 milionë janë me të ardhura të mesme. Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë e Shteteve të Bashkuara pranon se është jorealist largimi nga Kina, që është ekonomia e 2-të më e madhe në botë.

Në gjysmën e parë të këtij viti, kompanitë amerikane investuan 6.8 miliardë dollarë amerikanë në Kinë, një rritje prej 1.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë. Midis tyre, "Tesla" filloi ndërtimin e një "megafabrike" në Shangai dhe fondi amerikan "Bain Capital" investoi 570 milionë dollarë amerikanë në ofruesin e qendrës së të dhënave të Kinës, "Chindata".

Si vendi i vetëm në botë me të gjitha kategoritë industriale, Kina mund të sigurojë një zinxhir të plotë industrial dhe të furnizimit për kompanitë ndërkombëtare dhe të ulë koston e ndërmarrjeve. Kjo është gjithashtu një epërsi e pazëvendësueshme e Kinës. Aktualisht, Kina ka më shumë se 200 produkte industriale të renditura të parat në botë. "Apple" ka rreth 800 fabrika furnizuese në tërë botën, rreth gjysma e të cilave ndodhen në Kinë. Kjo kompani i paraqiti një kërkesë muajin e kaluar qeverisë amerikane për të përjashtuar 15 produkte "të prodhuara në Kinë" nga tarifa e importit 25 %, me arsyen e thjeshtë se këta përbërës të projektuar nga "Apple" nuk kanë asnjë alternativë furnizimi.

Për më tepër, Kina ka një rrjet të integruar dhe të fortë të infrastrukturës dhe logjistikës portuale, rrugore dhe hekurudhore, që u lehtëson kompanive ndërkombëtare për t'u me lidhur fabrikat, furnizuesit dhe klientët globalë. Kjo është gjithashtu një arsye e rëndësishme pse Kina tërheq ndërmarrjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, Kina ka afro 900 milion punëtorë dhe çdo vit diplomohen 8 milionë të rinj. Për numrin e punëtorëve me nivel të lartë arsimimi Kina është shumë më përpara vendeve të tjera të botës. Treguesi i inovacionit i Kinës është ngjitur në vendin e 14-të në botë. Një studim i bërë nga kompania "McKinsey" zbuloi se punëtorët kinezë janë 5 herë më produktivë se ata në Indi. "Wall Street Journal" kohët e fundit theksoi se, pasi disa kompani prodhuese u zhvendosën në vende të tilla si Vietnami dhe India, ato hasën probleme të tilla si pamundësia për të rekrutuar teknikë të aftë, rendimenti i ulët i prodhimit, produktet me defekte dhe vonesat në dërgim. Sipas hulumtimeve përkatëse, disa ndërmarrje prodhuese duhet të kthehen në Kinë për shkak të "mospërshtatjes" me mjedisin lokal.

Faktet kanë vërtetuar plotësisht se "fabrika e botës" nuk mund të formohet brenda natës. Disa njerëz në Shtetet e Bashkuara mendojnë se mund të ngrenë ndërtesa të larta brenda një periudhe të shkurtër. Kjo jo vetëm shkel ligjet e ekonomisë së tregut, por gjithashtu prish funksionimin normal të ndërmarrjeve, duke qenë jorealiste dhe e pamundur. Veprimet në gjaknxehtësi do të shtojë vetëm trazirat në ShBA dhe ekonominë botërore.

Mrekulli