Investitorët e huaj, optimistë për tregun kinez të kapitaleve

2019-08-28 17:36:51 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:股票---[gǔ piào]---Aksion

Pas mbylljes së tregut të aksioneve A të Kinës ditën e sotme, firma e njohur amerikane e ofrimit të treguesve dhe e shërbimeve për investitorët globalë, MSCI, do të përfundojë fazën e dytë të rritjes së peshës së aksioneve A të Kinës në Treguesit MSCI. Në këtë fazë faktori përfshirës i të gjitha aksioneve A me kapitalizim të madh të Kinës në Treguesit MSCI do të rritet nga 10 % në 15 %. Analistë mendojnë se kjo tregon besimin e investitorëve të huaj te tregu kinez.

Kompania amerikane MSCI është një ofruese e kapitalit neto, aseteve fikse dhe treguesve të bursave. Shumica e fondeve globale i përdorin tani Treguesit MSCI si standard. Tregu i aksioneve A i Kinës i ka pranuar Treguesit MSCI në qershor të vitit të kaluar. Në majin e sivjetshëm, kompania MSCI e rriti faktorin përfshirës të aksioneve A me kapitalizim të madh të Kinës nga 5 % në 10%, ndërsa tani rritja është nga 10 % në 15 %.

Përveç MSCI, muajin e ardhshëm edhe kompania tjetër e ofrimit të treguesve "Dow Jones" do të publikojë listën e aksioneve A të Kinës, që do të përfshihen në sistemin e saj të treguesve, ndërsa "FTSE Russell" do të zbatojë fazën e dytë të përfshirjes së aksioneve A të Kinës në treguesit e vet globalë të aksioneve. Lidhur me këtë, zv.kryetari i kompanisë kineze "Lianxun Securities" Cao Weidong thotë se kjo tregon se investimet e huaja janë optimiste për perspektivën afatgjatë të tregut të kapitaleve të Kinës:

"Prirja e hapjes së tregut kinez të kapitaleve ndaj investimeve të huaja është shpejtuar dhe ky është një sfond i madh. Së dyti, në rrethanat e rritjes së paqëndrueshmërisë së ekonomisë globale, potenciali i rritjes së tregut kinez është shumë i madh në krahasim me ekonomitë të tjera. Prandaj kapitali i huaj i madh ka besim te zhvillimi i Kinës në të ardhmen. Kështu, kompani si 'FTSE Russell' ose MSCI po marrin pjesë aktivisht në tregun kinez të aksioneve. Në kushtet e shpejtimit të procesit të Reformës e Hapjes së vendit dhe të hapjes së sektorit financiar, sigurisht tregu i kapitaleve i Kinës do të bëhet një treg konkurrues për kapitalin e madh global në të ardhmen. Kjo prirje dhe kjo situatë do të shfaqen shumë shpejt."

Analistët mendojnë se, për shkak se investorët e huaj institucionalë përfaqësojnë fonde afatgjata, si fonde pensionesh, fonde sovrane etj., rritja e përqindjes së fondeve afatgjata do të ndihmojë në krijimin e konceptit të investimeve me vlerë afagjatë në tregun e aksioneve A të Kinës. Cao Weidong-u tha:

"Tregu i kapitaleve i Kinës është zhvilluar prej afro 30 vjetësh dhe nga faza fillestare është futur në fazën e rritjes së shpejtë. Me përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit dhe zgjerimin e përmasave të tregut, është krijuar në vijimësi sistemi shumënivelësh i tregut të kapitaleve. Gjithnjë e më shumë investorë po i pranojnë dhe po i zgjedhin aksionet e kompanive kineze të kualifikuara, gjë që do të jetë një mënyrë kryesore e fitimeve nga tregu i kapitaleve në të ardhmen." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore