Presidenti kinez Xi Jinping vazhdon inspektimin në provincën Gansu

2019-08-22 18:53:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:考察---[kǎo chá]---Inspektim

Presidenti Xi Jinping ka vazhduar turneun e tij të inspektimit në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore.

Të enjten në mëngjes, z. Xi, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i PKK-së, shkoi së pari në pjesën e Jiayuguan-it të Murit të Madh për inspektimin e terrenit, planimetrisë së ndërtesave dhe gjendjes së maleve dhe lumenjve, duke dëgjuar edhe prezantimin e punës së mbrojtjes së trashëgimisë së Murit të Madh dhe të trashëgimive të tjera historike dhe kulturore aty. Xi Jinping-u theksoi se duhet t'i kushtohet rëndësi trashëgimisë së mbrojtjes historike e kulturore dhe mbrojtjes së rrënjëve të kombit kinez:

"Në botën e sotme, kur njerëzit përmendin Kinën, atyre u shkon ndër mend Muri i Madh; kur përmendin civilizimin kinez, atyre përsëri u shkon ndër mend Muri i Madh. Muri i Madh, Lumi Jance dhe Lumi i Verdhë janë simbole të rëndësishme të kombit kinez dhe të shpirtit kombëtar kinez. Ne duhet t'i mbrojmë mirë ato".

Pas largimit nga Jiayuguan-i, Xi Jinping shkoi në kontenë Gaotai të qytetit Zhangye për të bërë homazhe në monumentin dhe varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë së Rrugës Perëndimore të Ushtrisë së Kuqe të Punëtorëve dhe të Fshatarëve dhe për të vizituar Sallën Përkujtimore të Ushtrisë së Rrugës Perëndimore të Ushtrisë së Kuqe të Punëtorëve dhe të Fshatarëve.

Të enjten pasdite, presidenti Xi vizitoi shkollën e përgatitjes profesionale në qytetin Zhangye, për të inspektuar situatën e arsimit dhe të trajnimit profesional.

"Për shkak të kushteve natyrore, rajoni veriperëndimor ka një zhvillim relativisht të prapambetur. Ekzistojnë ndryshime në kushtet e zhvillimit midis rajoneve, por nuk mund të ketë dallim në krijimin e mundësive në mënyrë të drejtë. Çelësi për zgjidhjen e këtij problemi është zhvillimi i arsimit, veçanërisht i arsimit profesional. Ekonomia kineze varet nga mbështetja e ekonomisë reale, e cila kërkon një numër të madh të personelit profesional dhe teknik, kështu që arsimi profesional është premtues."

Në mbrëmjen e po asaj dite, Xi Jinping-u shkoi në një kompani mbarështimi kuajsh për të parë zhvillimin e saj dhe për të dëgjuar lidhur me punën për përtëritjen ekologjike të malit Qilian. Xi Jinping-u tha se mali Qilian është një pengesë e rëndësishme ekologjike në pjesën perëndimore të vendit dhe zë një pozicion të rëndësishëm strategjik kombëtar. Xi theksoi se puna e mbrojtjes ekologjike në Gansu pasqyron kërkesat e konceptit të ri të zhvillimit dhe shprehu shpresën se kjo punë do të vazhdojë të ecë përpara.

Mrekulli
Lajmet Kryesore