Kina nuk do të tolerojë e nuk do të lejojë nxitjen e trazirave nga jashtë

2019-08-14 23:45:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:香港---[xiāng gǎng]---Hong-Kong

Kohët e fundit aktet e dhunës në Hong-Kong kanë qenë në rritje të vazhdueshme dhe disa njerëz nga vendet perëndimore, si ShBA-ja, janë shfaqur në skenë, duke promovuar teoritë e tyre negative ndër ekstremistët dhe duke ndërhyrë në mënyrë të hapur në çështjet e Hong-Kongut.

Për këto veprime, çdo vend sovran nuk mund të qëndrojë i qetë dhe Kina në asnjë mënyrë nuk do të lejojë forcat e jashtme të krijojnë trazira në Hong-Kong!

Qysh nga qershori, kur ekstremistët bënë një sërë aktesh dhune në emër të kundërshtimit të rishikimit të ligjeve, disa perëndimorë janë ndier disi të inkurajuar. Ish-sekretari i Jashtëm i Britanisë Jeremy Hunt u kërkoi autoriteteve të Hong-Kongut të bëjë hetime mbi incidentin e 12 qershorit. Zv.presidenti amerikan dhe zv.sekretari i Shtetit patën takime me përfaqësuesit e ekstremistëve në Hong-Kong. Disa politikanë perëndimorë zbatojnë standard të dyfishtë, me pretekstin e "të drejtave të njeriut" dhe "demokracisë". Ata zbukurojnë veprimet e dhunës dhe errësojnë veprimet e ligjshme dhe të drejta nga policia hongkongase, duke shpifur që qeveria qendrore kineze po dobëson lirinë dhe të drejtat e Hong-Kongut.

Kohët e fundit, ndërhyrjet e huaja në çështjet e Hong-Kongut janë shtuar më tej. Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab madje i telefonoi drejtpërdrejt guvernatores së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Carrie Lam, duke ushtruar presion mbi çështjet në Hong-Kong. Ai duket se ka harruar që nuk e ka aspak këtë të drejtë. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit madje i vlerësoi lidhjet mes krerëve të organizatës për "pavarësinë e Hong-Kongut" dhe zyrtarëve të Konsullatës së Përgjithshme të ShBA-së në Hong-Kong.

Këto janë ndërhyrje krejtësisht të pafshehura në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe shkelin ligjin ndërkombëtar dhe rregullat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ato janë veprime të paturpshme!

Pasojat e dhunës në Hong-Kong, të nxitur nga ndërhyrjet nga jashtë, janë goditje e rëndë ndaj Hong-Kongut. Sektori i ushqimeve dhe i pijeve i rajonit ka shënuar nivelin më të ulët të të ardhurave në dhjetë vjetët e fundit, ndërkohë që edhe sektori i turizmit është goditur rëndë. Nëse kaosi përhapet në sektorët e tjerë, si shërbimet financiare, tregtia dhe logjistika, ekonomia hongkongase do të përballojë një humbje të paimagjinueshme.

Tani Hong-Kongu po përballon një betejë kyçe për të ardhmen e vet. Detyra urgjente është ndalimi i dhunës. Hong-Kongu i përket Kinës dhe 7 milionë hongkongas nuk do të lejojnë forcat perëndimore të veprojnë sipas qejfit të vet dhe nuk do të lejojnë rënien e "perlës lindore".

Forcat e huaja duhet të mos e gjykojnë gabim gjendjen, të mos nënvlerësojnë vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë qendrore kineze për sovranitetin, sigurinë, unitetin kombëtar dhe lulëzimin e stabilitetin e Hong-Kongut.

Pavarësisht çfarë ndodh në Hong-Kong, Kina ka mënyrat dhe forcat e mjaftueshme për t'i përballuar dhe për t'i trajtuar. Forcave të jashtme që ndërhyjnë, ajo u thotë me zë të lartë: Ndaloni!(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore