Qeveria kineze ka marrë masa për stabilitetin e punësimit

2019-08-12 17:04:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:就业---[jiù yè]---Punësim

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqërore e Kinës, nga janari deri në qershorin e sivjetshëm, numri i vendeve të reja të punës arriti në mbi 7 milionë e 370 mijë, duke realizuar 67 % të objektivit të mbarë vitit. Në një mbledhje të Këshillit të Shtetit u theksua se do të merren masa të fortë për të mbajtur të qëndrueshme rritjen ekonomike, për të përkrahur fillimin e biznesit dhe për të rritur punësimin. Do të publikohen politika konkrete për studentët që do të diplomohen dhe ushtarakët që do të dalin në lirim. Tani qeveria kineze po merr masa për të garantuar punësimin.

Tani është periudha kur studentët e diplomuar kërkojnë punë. Në provincën Anhui të Kinës Qendrore është duke përfunduar puna e mbledhjes së informacioneve për të diplomuarit që nuk kanë gjetur punë. Çdo i diplomuar që nuk gjen punë mund të gëzojë shërbime falas, si rekomandime për punë, këshilla për punësim etj.

Drejtorja e Drejtorisë së Nxitjes së Punësimit në Ministrinë e Burimeve Njerëzore e të Sigurimeve Shoqërore të Kinës Zhang Ying tha se, në vitin 2019, 8 milionë e 340 mijë studentë janë diplomuar dhe tani situata e punësimit është e qëndrueshme dhe sivjet niveli i punësimit është pothuajse i njëjtë me mesataren e përgjithshme. Në të ardhmen, Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqërore do të zhvillojnë punë të ndryshme për të përkrahur punësimin e studentëve.

Përveç Ministrisë së Burimeve Njerëzore e të Sigurimeve Shoqërore, edhe Ministria e Financave, Ministria e Sigurisë Publike dhe banka qendrore kanë publikuar dokumente të posaçme për të ndihmuar të diplomuarit të integrohen mirë në tregun e punës nëpërmjet rrugëve të shumta të punësimit, nxitjes së mbrojtjes të të drejtave të punësimit, rritjes të numrit të atyre që fillojnë biznesin e vet etj.

Si një element tjetër i rëndësishëm, edhe problemi i ripunësimit të ushtarakëve që dalin në lirim tërheq vëmendjen e shoqërisë. Krahinat e ndryshme kineze kanë publikuar shumë politika që garantojnë që ata të gëzojnë përfitime. Në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore janë publikuar 18 masa në nxitje të punësimit të ushtarakëve në lirim.

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, në qershor përqindja e papunësisë urbane të hetuar në mbarë Kinën ishte 5.1%, duke u rritur 0.1 pikë përqindjeje në krahasim me majin. Ndërkohë, përqindja e papunësisë së hetuar në 31 qytete të mëdha kineze ishte 5.0 %, po aq sa në maj. Përqindja e papunësisë së hetuar në Kinë nga janari në qershor ishte më e ulët se objektivi i parashikuar prej 5.5%. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore