Shpifjet e palës amerikane ndaj Kinës janë në standardin e dyfishtë

2019-08-09 17:12:39 CRI Komenti juaj Printoni





Fjala kyçe:标准---[biāo zhǔn]---Standard

Departamenti i Thesarit i ShBA-së e përfshiu ditët e fundit Kinën në listën e vendeve që manipulojnë kursin e këmbimit të monedhave të tyre. Kjo shkel kriteret e vendosura nga vetë ShBA-ja për përfshirjen e vendeve në këtë listë, ndërkohë që vetë qeveria amerikane i bën presion Fed-it të ulë interesat. Këto veprime janë zbatim i standardit të dyfishtë dhe synojnë shtypjen e konkurrentëve.


Për një kohë të gjatë, ShBA-ja e ka shfrytëzuar kursin e këmbimit si një mjet për të ruajtur hegjemoninë amerikane. Qysh nga viti 1994, Kina filloi të zbatojë reformën e sistemit të formimit të kursit të këmbimit të RMB-së dhe niveli i marketizimit të këtij kursi u ngrit shumë, por pala amerikane ka shtuar gjithmonë presionin për të kërkuar rritjen e elasticitetit të RMB-së. Në periudhën e fundit, për arsye që pala amerikane ka zbatuar unilateralizmin e ka përshkallëzuar mosmarrëveshjet tregtare me Kinën, duke shtuar shqetësimet e tregjeve financiare globale, kursi i këmbimit të RMB-së ka rritur elasticitetin në bazë të marrëdhënieve mes ofertës e të kërkesës së tregut, duke pasur luhatje. Një pjesë e amerikanëve duket se kanë harruar fjalët e tyre dhe e kanë përfshirë Kinën në listën e vendeve që manipulojnë kursin e këmbimit të monedhave të tyre. Kjo është kontradiktore.


Në ShBA ka pasur nga ata që i kanë kërkuar Fed-it të ulë interesat për të dobësuar kursin e këmbimit të dollarit amerikan. Kështu, në situatën kur ekonomia amerikane nuk plotësonte kushtet e uljes së interesave, Fed-i u detyrua megjithatë ta bënte këtë më 31 korrik. Lidhur me uljen e parë në dhjetë vjet të normave të interesit, ish-kryetarët e Fed-it Paul Volcker, Alan Greenspan, Ben Bernanke dhe Janet Yellen botuan së bashku një artikull në "Wall Street Journal", ku theksojnë se ShBA-së i duhet një Fed i pavarur dhe kërkuan që politikat monetare amerikane të mos ndikohen nga trysnia politike.

Por një pjesë e amerikanëve nuk i kanë dëgjuar këshillat e tyre dhe vazhdojnë t'i kërkojnë Fed-it që të ulë interesat më shumë dhe më shpejt. Presioni politik ndaj Fed-it kërkon manipulimin e kursit të këmbimit. Pala amerikane e zhvlerësoi me dëshirën e vet dollarin amerikan, ndërsa kritikon luhatjet e RMB-së për shkaqe të tregut. Ky është standard i dyfishtë.


Kina si ekonomia e dytë më e madhe në botë, zbaton gjithmonë angazhimet e marra në çdo samit të G20-s. Kina nuk shfrytëzon dhe nuk do të shfrytëzojë mjetet politike në mosmarrëveshjet tregtare. Qysh nga viti 2018, ShBA-ja i ka përshkallëzuar mosmarrëveshjet tregtare. Por me gjithë trysninë e palës amerikane, Kina nuk ka bërë, nuk bën dhe nuk do të bëjë zhvlerësimin konkurrues të monedhës së saj, sepse nuk ka nevojë të manipulojë kursin e këmbimit për të pasur epërsi konkurruese në kushte të pabarabarta. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore