Xi Jinping-u dhe i ati, dashuria e trashëguar për atdheun

2019-06-17 17:16:13 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:父亲---[fù qīn]---Ati

Xi Zhongxun-i, babai i Xi Jinping-ut, ishte nga liderët e brezit të parë të Republikës Popullore të Kinës. Ai ka treguar dashurinë e vet për familjen, por edhe ka shërbyer si shembull i dashurisë për atdheun. Kjo dashuri për familjen e atdheun, e trashëguar brez pas brezi, qëndron në hollësitë.

Besimi i palëkundur te Partia dhe populli

Xi Zhongxun-i: "Populli është vendi, vendi është populli."

Xi Jinping-u: "Synimi dhe misioni i komunistëve kinezë janë lumturia e popullit kinez dhe rilindja e kombit kinez."

Foto: Xi Zhongxun-i, në moshë të thyer

Përvoja legjendare e Xi Zhongxun-it është plot dallgë e stuhi. Si kur ishte në gjendje të mirë, ashtu edhe në vështirësi, ai nuk e ndryshoi besnikërinë ndaj Partisë dhe popullit.

"Kam luftuar tërë jetën dhe jam gëzuar tërë jetën. Përpiqem çdo ditë, kënaqem çdo ditë." Kështu e ka përmbledhur jetën e vet Xi Zhongxun-i, në vitet e fundit të tij.

Në gjysmën e parë të jetës, ai "i kushtoi vëmendje punës në Veriperëndimin e Kinës". Në moshë të thyer, ai filloi detyrat në Guangdong, për të "mbajtur si duhet portin jugor të atdheut". Ai e konkretizoi synimin origjinal me veprime: "A ka ndonjë gjë tjetër që mund të më sjellë më shumë lumturi dhe krenari se të punoj sa më shumë për Partinë?"

Foto: Në Muzeun Përkujtimor të Kongresit të Parë të PKK-së në Shangai, Xi Jinping-u, në krye të anëtarëve të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, bënë përsëri betimin për anëtarësimin në parti (31 tetor 2017).

Në një letër drejtuar të atit, Xi Jinping-u shkroi që, edhe përpara vështirësive, "babai nuk e ka lëkundur besimin te komunizmi dhe beson se Partia jonë është madhështore, e drejtë dhe e lavdishme. Veprimet dhe thëniet tuaja na tregojnë rrugën drejt përparimit."


1 2 3 4 5
Mrekulli
Lajmet Kryesore