Kina, një pikë e nxehtë për investimet e huaja

2019-06-14 16:23:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:外商---[wài shāng]---Sipërmarrës të huaj

Sipas të dhënave të 13 qershorit të publikuara nga Ministria e Tregtisë e Kinës, në 5 muajit e parë të këtij viti, investimet e huaja në Kinë arritën në 369.06 miliardë juanësh ose një rritje prej 6.8%.

Në sfondin e ngadalësimit të dukshëm të investimeve të huaja direkte në botë, kjo shpejtësi tregon se Kina mbetet një pikë e nxehtë e investimeve të huaja. Opinioni i palës amerikane se "shitimi i taksave do i detyrojë ndërmarrjet e huaja të largohen nga Kina" nuk përputhet me realitetin pasi sipas të dhënave sipërmarrësit e huaj kanë rritur pandërprerë investimet e tyre në Kinë.

Në 5 muajt e parë të këtij viti, investimet e huaja në Kinë paraqitën dy karakteristika të dukshme: së pari, sipërmarrësit e huaj kanë shtuar investimet në sektorët e nivelit të lartë të zinxhirit industrial në Kinë. Investimet e huaja të shfrytëzuara në industritë e teknologjisë së lartë të Kinës u shtuan 47.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet e huaja në industritë e përpunimit dhe sektorët e shërbimeve me teknologji të lartë patën rritje përkatësisht 23.2% dhe 68.9%. Së dyti, investimet nga Koreja e Jugut, Japonia, ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania etj., kanë ruajtur një prirje të mirë të rritjes.

Po ashtu, edhe investimet e ShBA-së në Kinë regjistruan rritje prej 7.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto të dhëna vërtetojnë se mendimi që "shitimi i taksave do i detyrojë ndërmarrjet e huaja të largohen nga Kina" është i gabuar dhe jo real.

Në fakt, fërkimet tregtare kino-amerikane kanë shkaktuar ndikim të kontrolluar në ekonominë kineze dhe dëm serioz në ekonominë amerikane. Në maj, numri i të punësuarve në sektorin jo bujqësor në ShBA u rrit vetëm me 75 mijë, më pak se gjysma e parashikuar. Treguesi i Menaxherëve të Blerjes (PMI) në industrinë amerikane të prodhimit regjistroi shifrën më të ulët brenda 10 viteve. Sipas një raport studimor të FMN-së në fund të majit, kostoja e shtimit të taksave ndaj mallrave kineze të importuara në ShBA është në kurriz të kryesisht palës amerikane.

Kina tërhoqi investime të huaja në fushat e industrisë me teknologji të lartë dhe të re, për shkak se në Kinë ekziston zinxhiri i plotë, aftësia e forcuar e krijimitarisë tekniko-shkencore, sistem i përsosur logjistike, burime të pasura njerëzore etj, të cilat jo vetëm mund të ulin kostot e aktivitetit të ndërmarrjeve të huaja, por gjithashtu mund të forcojnë gjallërinë e krijimitarisë.

Faktori më i rëndësishëm është tregu i madh kinez i konsumit me rreth 1.4 miliard banorë. Zhvillimi ekonomik me cilësi të lartë dhe perspektiva e parashikuar e përmirësimit të konsumit u ofron investorëve të huaj një terren përfitimesh të mëdha.

Në vitin 2017, numri i kompanive të huaja zinte vetëm 3% të ndërmarrjeve të përgjithshme të Kinë. Por, ato zunë afro 50% të fitimeve në tregtinë e jashtme të Kinës dhe afro 25% të fitimeve të ndërmarrjeve industriale në Kinë. Ndërmarrjet amerikane në Kinë realizuan të ardhura nga shitjet në shifrën e 700 miliardë dollarëve në vitin 2017. Me përftime kaq marramendëse, si mund të refuzojnë sipërmarrësit e huaj të investojnë në Kinë?

Në të njëjtën kohë, fabrika amerikane e Teslas në Shangai ka nisur ndërtimin dhe British Telecom fitoi licencën për operim në mbarë Kinën. Përgjegjësit e "Qualcomm"-it, të OSI Group-it nga ShBA-ja, të "Jaguar Land Rover Corporate" nga Britania e Madhe dhe "Schneider Electric" nga Franca u shprehën përkatësisht se do të vazhdojnë operimin e aktivitetit në Kinë për të marrë pjesë në zhvillimin e Kinës me cilësi të lartë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore