"People's Daily": Hapësira publike kibernetike është bërë territor privat i ShBA-së

2019-06-12 17:40:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:网络---[wǎng luò]---Internet

Gazeta kineze "People's Daily" publikoi një artikull më 12 qershor me titull: "Monopolizimi i pajisjeve, mbikëqyrja e botës, hapësira publike digjitale është bërë territor privat i ShBA-së".

Sipas këtij artikulli, kohët e fundit, ShBA-ja i cilësoi pajisjet teknologjike kineze si kërcënim për sigurinë kombëtare, duke thënë se "Huawei", "Hikvision", "DJI" dhe ndërmarrjet e tjera kineze mund të kenë vendosur "derën e prapme" në pajisjet e tyre, për të ndihmuar qeverinë kineze në mbikëqyrjen globale. Por qeveria amerikane nuk paraqiti asnjë dëshmi konkrete për këtë. Shqetësimet e qeverisë amerikane vijnë nga veprimet e saj. ShBA-ja shfrytëzoi epërsitë e veta të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për të monitoruar komunikimet globale.

Sipas medieve perëndimore, "ShBA-ja ka monitoruar 90% të komunikimeve të botës", të cilat janë vërtetuar nga dokumentet e programit të "Prizm"-it, zbuluar nga Snowden. Sipas njoftimeve, në vitet e para të shekullit të 21-të, sektorët amerikanë të informacionit kanë studiuar teknologjitë e mbikëqyrjes për produktet e kompanive të ndryshme të telekomit.

Gazetari i "The Guardian"-it, Glenn Greenwald bëri të ditur se Agjencia Amerikane për Siguri Kombëtare (NSA) vendosi në mënyrë sekrete "mjete monitorimi të derës së prapme" në pajisjet e internetit të kompanive amerikane si router, server etj, të cilat eksportohen tek klientët ndërkombëtarë.

Në vitin 2013, Agjencia "Reuters" njoftoi se NSA-ja ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 10 milionë dollarëshe me kompaninë e teknologjisë së kodimit "RSA", ku kërkon vendosjen e "derës së prapme" në teknologjitë e kodimit të përdorura gjerësisht në pajisjet e celularit. Glenn Greenwald ironizoi se për shumë vite, qeveria amerikane u ka bërë thirrje vendeve të tjera se ekzistojnë rreziqet e vendosjes së "derës së prapme" në pajisjet e kompanive kineze si Huawei etj. Në të njëjtën kohë, NSA-ja po vendos "derën e prapme" në pajisjet e eksportuara tek klientët ndërkombëtarë.

Pas ekspozimit të programit të "Prizm"-it, qeveria amerikane nuk e pakësoi nivelin e saj të monitorimit botëror. Në vitin 2015, në parlamentin amerikan u miratua një projektligj, ku vendosi t'u japë fund programeve monitoruese brenda ShBA-së. Në janarin e vitit 2018, presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi një projektligj për të miratuar zgjatjen e ligjit të debatueshëm për monitorimin e informacionit të huaj për 6 vjet. Shërbimet sekrete amerikane mund të vazhdojnë mbikëqyrjen ndaj postës elektronike dhe mesazheve të objekteve përkatëse jashtë ShBA-së, pa autorizim. Në vitin 2018, Donald Trump nënshkroi zyrtarisht Aktin për qartësimin e përdorimit të ligjshëm të të dhënave jashtë vendit" për ta bërë më të lehtë për agjencitë e zbatimit të ligjit të kërkojnë qasje në të dhënat e ndërmarrjeve, pavarësisht nga vendi ku janë rezervuar këto informacione.

Sipas njoftimeve nga media amerikane "Business Insider", ShBA-ja shqetësohet vetëm nga humbja e kontrollit ndaj pajisjeve bazë të telekomunikacionit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore