2019-06-11 17:50:14 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:发展---[fā zhǎn ]---Zhvillim
Pas vizitës në Rusi, presidenti kinez Xi Jinping do të nisë vizitën e tij në Azinë Qendrore. Fokusi i agjendës së kreu kinez janë Samiti i i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) dhe Konferenca për Ndërveprim dhe Krijimin e Besimit në Azi (CICA). Në këto platforma shumëpalëshe, ku ndikimi po zgjerohet vazhdimisht dhe po marrin pjesë shumë nga vendet fqinje të Kinës në Europë dhe Azi pritet të tërheqin vëmendjen të veçantë propozimet e reja të presidentit Xi Jinping. Le t'u hedhim një vështrim propozimeve të viteve të mëparshme nga udhëheqësi i lartë i Kinës.
Viti 2013: propozim për bashkëpunim dhe vetëmbështetje
Në vitin 2013, presidenti Xi Jinping mori pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe propozoi një numër nismash të posaçme bashkëpunimi si; krijimi i Bankës për Zhvillim të OBSh-së, Klubi i Energjisë dhe negociimi i marrëveshjeve për lehtësimin e tregtisë dhe investimeve etj. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë "frymën e Shangait", për të nxitur zhvillimin e përbashkët.
Presidenti Xi Jinping në samitin e OBSh-s për herë të parë (2013)
Viti 2014: thirrje për ndërtimin e komuniteti fatesh dhe interesash të përbashkëta
Vitin 2014 ishte vit kyç për zhvillimin e OBSH-së. Xi Jinping propozoi që palët e ndryshme të ndërtojnë komunitetin e fateve dhe të interesave të përbashkëta, për të nxitur OBSh-në drejt një mekanizmi më gjithëpërfshirës, bashkëpunim më të plotë, koordinimi më të mirë dhe më të hapur ndaj botës së jashtme.
Vitin 2015: "Fryma e Shangait", le të rrënjoset më thellë në zemrat e njerëzve
"Fryma e Shangait", besim e përfitim reciprok, barazi, konsultim dhe respekt për qytetërimet e ndryshme dhe e kërkimit për zhvillimin e përbashkët është një parim i rëndësishëm drejtues për zhvillimin e OBSh-së. Në pjesëmarrjen në samitin e vitit 2015, presidenti Xi Jinping propozoi që "Fryma e Shangait" përfaqëson drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të sotme dhe duhet të jetë lidhja shpirtërore për ndërtimin e një komuniti fatesh të përbashkët në rajon.
Viti 2016: OBSh-ja duhet të ecë me hapin e kohës dhe të përshtasë strategjinë e bashkëpunimit në mënyrë dinamike
Në Samitin vitit 2016, presidenti Xi Jinping theksoi qartë se thellimi i bashkëpunimit të OBSH-së duhet të ecë me ritmin e kohës.
Viti 2017: Këmbëngulje tek hapja dhe gjithëpërfshirja
Në vitin 2017, India dhe Pakistani u zyrtarizuan si vende anëtare të OBSh-s, duke realizuar zgjerimin e parë të organizatës. Në samitin e atij viti, presidenti Xi theksoi veçanërisht se, zhvillimi i OBSh-së duhet t'i përmbahet hapjes dhe gjithëpërfshirjes.
Viti 2018: ndërtimi i komunitetit të fateve të përbashkëta
Në vitin 2018, samiti i parë pas zgjerimit të OBSh-së u mbajt në Qingdao. "Ideja e përbashkët për ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit" u zyrtarizua në Deklaratën e Qingdao-s dhe u bë konsensusi dhe synimi më i rëndësishëm politik i tetë vendeve të OBSh-së.
Presidenti Xi Jinping kryesoi Samitin e Qingdao-s (2018)
CICA: Nxitës i Konceptit të Sigurisë Aziatike dhe Ndërtimi i Komunitetit të Fateve të përbashkëta të Azisë
Në vitin 2014, Kina ishte kryesuesja e radhës e CICA-s.
Samiti i CICA-s në Shangai (2014)
Në Samitin e CICA-s të mbajtur në Shangai po atë vit, president Xi Jinping shprehu për herë të parë që vendet aziatike duhet të krijojnë një koncept të përbashkët, të plotë, bashkëpunues dhe të qëndrueshëm të sigurisë aziatike.
Në vitin 2016, kur presidenti Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Takimit të Ministrave të Jashtëm të CICA-s, ai propozoi nxitjen e ndërtimit të një modeli të qeverisjes së sigurt me karakteristika aziatike dhe mirëpriti vendet jashtë rajonit të kontribuuojnë me energji pozitive për paqen dhe zhvillimin në Azi.