Ningbo, mbahet ekspozita e parë Kinë-EQL

2019-06-10 16:59:26 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 博览会---[bó lǎn huì]---Ekspozitë

Ekspozita e parë Kinë-EQL si dhe Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit u mbajtën në qytetin lindor të Kinës, Ningbo me temë "Thellimi i Hapjes dhe i Bashkëpunimit, Leverdi Reciproke e Përfitime të Përbashkta".

Më 9 qershor, në forumin kryesor, shumë përfaqësues të vendeve të Europës Qendrore e Lindore u shprehën se përkrahin zbatimin e nismës "'Një brez, një rrugë' dhe shpresojnë të zhvillojnë bashkëpunimin me Kinën në fushën e tregtisë elektronike etj."

Vitet e fundit, me thellimin e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, më shumë mallra të këtij rajoni si birra letoneze, vaji hungarez i ullirit apo gurët e kristalit nga Çekia kanë hyrë në jetën e konsumatorëve kinezë.

Sipas të dhënave, në vitin 2018, vëllimi i tregtisë midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore arriti 90 miliardë dollarë, duke shënuar një rekord historik. Vëllimi i importit nga 17 vendet e Europës Qendrore e Lindore në Kinë u rrit 25%. Përveç kësaj, investimet reciproke midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore kanë patur rritje të qëndrueshme. Ndërkohë po zhvillohen një sërë projektesh infrastrukturore dhe po shpeshtohen shkëmbimet kulturore.

Në prillin e këtij viti, Greqia hyri zyrtarisht në mekanizmin e "Bashkëpunimit Kinë-EQL", duke bërë që "16+1" të zgjerohet në "17+1".

Për këtë, zv.Ministri kinez i Tregtisë Yu Jianhua tha:

"Rajoni i Europës Qendrore e Lindore është një zonë e rëndësishme e nismës 'Një brez, një rrugë' dhe tregu me energjinë më të fortë e potencialin më të madh në Europë. Kina po punon për nxitjen e hapjes në nivelin e lartë dhe zhvillimin e ekonomisë me cilësi të lartë. Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë besim reciprok politik, plotësim të ndërsjellë ekonomik dhe miqësinë mes popujve. Ka potecial të madh e perspektivë të gjerë në fushat e lidhjes me strategjinë e zhvillimit të vendeve të Europës Qendrore e Lindore, të realizimit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar të barabartë me leverdi reciproke."

Sipas rë dhënave, investimet e tanishme në vendet e Europës Qendrore e Lindore në Kinë arritën mbi 1.5 miliard dollarë amerikanë dhe investimet e kompanive kineze në vendet e EQL-së janë mbi 10 miliard dollarë amerikanë. Investimet dypalëshe nxitën bashkëpunimin në energji, që po bëhet pika e re e rritjes të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes palëve. Mësohet se në të ardhmen Kina dhe vendet EQL do të zhvillojnë më tej bashkëpunimin në fushat e prodhimit të pajisjeve, të bujqësisë, të sporteve dimërore dhe të tregtisë së shërbimeve. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore