Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë lart Ekspozitën Ndërkombëtare të Kopshtarisë së Pekinit

2019-06-07 12:08:29 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: "E gjelbër"

Të enjten, u zhvillua në distriktin Yanqing të Pekinit veprmtaria e pavijonit kombëtar të Kinës e Ekspozitës Botërore të Kopshtarisë së Pekinit për vitin 2019. Artistët performuan shfaqje të shkëlqyera artistike për të pranishmit.

Vallja me daulle "Kina e gëzuar" hapi perden e shfaqjes artistike. Vizituesi nga qyteti Tianjin, zoti Dai u shpreh:

"Vallja me ritëm të fortë shfaqi madhësinë e Kinës. Vendi ynë i ka kushtuar më shumë rëndësi mbrojtjes së mjedisit ekologjik duke sjellë ndryshime të mëdha."

Sipas të dhënave, gjatë mbi 1 muaji pas hapjes së Ekspozitës, numri i vizitorëve kinezë e të huaj ka arritur në 1 milion e 816 mijë dhe u organizuan 675 aktivitete me tema të ndryshme. Kryetari i Byrosë së Ekspozitave Ndërkombëtare Stin Kristensen vlerësoi lart Ekspozitën e Pekinit:

"Kina ka organizuar një ekspozitë të mrekullueshme, ka ndërtuar një park shumë të bukur që tërhoqi 110 vende e organizata ndërkombëtare për pjesëmarrje. Nëpërmjet ekspozitës, Kina dhe vende të ndryshme botërore kanë nxitur së bashku zhvillimin e vazhdueshëm të mjedisit, përmirësimin e cilësisë jetësore duke u sjellë njerëzve lumturi."

Ekspozita e Kopshtarisë e Pekinit është vlerësuar gjithashtu edhe nga Shoqata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Hortikulturës. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Tim Brierklife shprehu shpresën se të gjithë njerëzit do të vijnë në Ekspozitën për vizitë dhe askush nuk do të pendohet për ardhjen këtu:

"Kemi parë qartë se qeveria kineze e njeh rëndësinë e bimëve duke hartuar politika të ndryshme të ndërtimit ekologjik për këtë. Ekspozita e Kopshtarisë e Pekinit për vitin 2019 do t'u përhapë vizituesve të vendeve të ndryshme këtë ide. Nga fytyra e vizituesve, mund të shohim pranimin e tyre për këtë ide. Kjo është një ekspozitë e kopshtarisë më të mrekullueshme që nga historia dhe është një rast i mirë për shfaqjen e rëndësisë së bimëve." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore