Koha e shkëlqyer e takimeve të presidentëve të Kinës e Rusisë

2019-06-04 17:11:49 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:访问---[fǎng wèn]---Vizitë

Presidenti i Kinës Xi Jinping do të fillojë të mërkurën vizitën e tij në Rusi. Ai do të takohet me homologun Vladimir Putin, takim që tërheq vëmendjen e madhe të publikut.

Xi Jinping ka përdorur shprehjet "mendime të ngjashme" dhe "mik i ngushtë" për të përshkruar marrëdhëniet e tij private me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa Putini nga ana e tij ka thënë se presidenti Xi është një "mik i mirë" dhe "partner i besueshëm".

Gjatë gjashtë vjetëve të kaluar, të dy liderët janë takuar 28 herë. Shkëmbimet e ngushta tregojnë jo vetëm nivelin e lartë dhe veçantinë e marrëdhënieve kino-ruse, por dhe përparësinë që u kushtojnë këtyre marrëdhënieve diplomacitë e të dy vendeve.

"Të parat" e spikatura

 

Në mars të vitit 2013, kur Xi Jinping-u mori detyrën e presidentit të Kinës, Putini ishte lideri i parë i huaj që bisedoi me z. Xi dhe Rusia u bë vendi i parë që presidenti Xi vizitoi. Në atë kohë, Xi Jinping-u i vlerësoi marrëdhëniet mes të dy vendeve si "marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë e marrëdhëniet më të mira në botë ndërmjet vendeve të mëdha". Presidenti Putin tha nga ana e tij: "Rusisë i duhet një Kinë e lulëzuar dhe e stabilizuar, Kinës i duhet një Rusi e fortë dhe e suksesshme."

Urimi për fqinjët

Gjatë shkëmbimeve mes Xi Jinping-ut dhe Putinit, Kina e ka shkelur disa herë protokollin e vet diplomatik. Në fillimin e vitit 2014, presidenti Xi Jinping u nis për në Sochi të Rusisë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Ky veprim krijoi precedentin e pjesëmarrjes së udhëheqësit kinez në veprimtari të mëdha sportive jashtë Kinës. Gjatë takimit me Putinin, Xi Jinping-u i tha: "Vendi fqinj organizon një veprimtari të gëzuar, prandaj sigurisht duhej të vija të të uroja."

Takimi i liderëve Kinë-Rusi-Mongoli

Më 11 shtator të vitit 2014, presidenti Xi Jinping dhe homologët e tij nga Rusia dhe Mongolia Vladimir Putin dhe Tsakhya Elbegdorg zhvilluan takimin trepalësh të tyre në Dushanbe. Deri tani, liderët e të tre vendeve kanë zhvilluar katër herë takime të tilla. Gjatë intervistës me mediet ruse, Xi Jinping-u theksoi se Kina dhe Rusia kanë ruajtur bashkërendimin e ngushtë strategjik mbi çështjet ndërkombëtare e rajonale. Të dyja palët kanë zhvilluar bashkëpunim brenda kornizave shumëpalëshe ndërkombëtare, si OKB, G20-a, APEC-u etj. dhe kanë krijuar së bashku Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, mekanizimin e bashkëpunimit të vendeve të BRICS-it, duke bërë përpjekje për të nxitur zhvillimin e tyre dhe për të ruajtuar paqen e stabilitetin e Azisë Qendrore dhe të Azisë Verilindore.

Mysafiri më i shquar në Sheshin e Kuq

Më 9 maj të vitit 2015, me rastin e 70-vjetorit të fitores së luftës së madhe patriotike të popullit rus, presidenti Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, morën pjesë në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq. Sipas rregullit ndërkombëtar të mirësjelljes, pala ruse kishte rezervuar vendin në të djathtë të presidentit Putin për presidentin Xi, si mysafiri më i nderuar. Në të njëjtin vitin, në veprimtarinë e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore, Xi Jinping-u e shoqëroi Putinin për në portën e sheshit "Tiananmen". Ekspertët vunë në dukje se pjesëmarrja e të dy liderëve në veprimtaritë përkujtimore të fitores së Luftës së Dytë Botërore të të dy vendeve, tregon vendosmërinë për të ruajtuar së bashku rezultatet e kësaj fitoreje dhe rendin ndërkombëtar me bazë OKB-në.

Kinë-Rusi, shembull i marrëdhënieve të reja mes vendeve

Viti 2016 ishte 15-vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë e të Bashkëpunimit Kinë-Rusi. Me këtë rast Xi Jinping-u dhe Vladimir Putini u takuan në Pekin. Xi vuri në dukje se ky traktat ka përcaktuar në mënyrë ligjore miqësinë e përhershme midis të dy vendeve, duke hedhur bazat e zhvillimit afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe në shekullin e 21-të.

Lideri i parë i huaj i ftuar në Forumin mbi "Një brez, një rrugë"

Më 14 maj të vitit 2017, presidenti Xi Jinping-u takoi homologun e tij rus Vladimir Putin, që mori pjesë në Forumin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi "Një brez, një rrugë" në Pekin. Xi Jinping-u tha medieve se Putini ishte lideri i parë i huaj i ftuar për të marrë pjesë në Forumin mbi "Një brez, një rrugë".

Medalja e parë më e lartë e Kinës për Putinin

Më 6 qershor të vitit 2018, Xi Jinping-u i akordoi presidentit Putin të parën "Medalje të Miqësisë", që është nderimi më e lartë i Kinës për personalitet e huaja. Në fjalimin e tij, Putini u shpreh: "Dëshiroj të bëjë përpjekje, së bashku me presidentin Xi, për të realizuar përparimin në Kinë dhe në Rusi." Në korrik të vitit të kaluar, Putini i dha medaljen më të lartë të nderit të Rusisë, "Urdhrin e Apostullit Shën-Andrea", presidentit Xi.

Fotot nga agjencia kineze e lajmeve "Hsinhua"

Mrekulli
Lajmet Kryesore