Tre të vërtetat e konsultimeve ekonomike-tregtare Kinë-ShBA

2019-06-03 16:44:02 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:真相---[zhēn xiàng]---E vërteta

Të dielën qeveria kineze publikoi "librin e bardhë" për qëndrimin e Kinës mbi konsultimet tregtare me ShBA-në. Dokumenti paraqet procesin e këtyre konsultimeve, ndikimin e mosmarrëveshjes ekonomike-tregtare kino-amerikane, mosmbajtjen e fjalës nga pala amerikane dhe qëndrimin parimor të palës kineze, duke qartësuar faktet, për ta ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare ta njohë të vërtetën nga një këndvështrim i gjithanshëm dhe objektiv.

Dokumenti qartëson veçanërisht tre të vërtetat e konsultimeve ekonomike-tregtare mes Kinës dhe ShBA-së.

Së pari, konsultimet tregtare dypalëshe u dëmtuan rëndë për arsye të shkeljes së përsëritur të premtimeve nga pala amerikane.

Pala amerikane akuzoi se pala kineze bëri "prapakthehu" në qëndrimin e vet, me qëllimin për t'ia hedhur fajin Kinës për dëmtimin e konsultimeve dhe të gjetur një shkas për shtimin e tarifave. Në fakt, dëmtimi i konsultimeve erdhi për shkak se pala amerikane nuk kishte besim dhe ushtronte trysni ekstreme ndaj palës kineze. "Libri i bardhë" i hedh një sy procesit të mosmbajtjes së përsëritur të premtimeve nga pala amerikane, në mars dhe maj të vitit 2018, dhe maj të vitit 2019, duke treguar këmbënguljen e qeverisë së ShBA-së për të kërkuar çmime të larta të paarsyeshme, për të mos hequr të gjitha tarifat e shtuara pas ndodhjes së mosmarrëveshjes tregtare dhe për të bërë kërkesa detyruese që kishin të bënin me sovranitetin e Kinës. Kjo gjë shkaktoi që të dyja palët të mos i zgjidhnin mosmarrëveshjet e mbetura.

Së dyti, risitë teknologjike të Kinës janë rezultat i përpjekjeve të pavarura, jo i vjedhjes.

Arsyeja kryesore që ShBA-ja filloi luftën tregtare është se, sipas palës amerikane, zhvillimi i Kinës ka ardhur nga "vjedhja" e pronësisë intelektuale dhe transferimi i detyrueshëm i teknologjisë. Gjatë disa raundeve të konsultimeve, këto probleme qenë shqetësimet kryesore të palës amerikane. Lidhur me këtë, "libri i bardhë" përdor të dhëna të shumta, veçanërisht opinionet e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë dhe revistave të ndryshme, duke shpjeguar qartë nga ana e ndërtimit të sistemit të mbrojtjes së pronësisë intelektuale e të treguesve të inovacionit, kundërshtimin e fortë të transferimit të detyrueshëm të teknologjisë. Këto kanë treguar se akuzat e palës amerikane janë pa baza dhe se shtimi i tarifave, kufizimi i investimeve dhe masa të tjera kufizuese ekonomiko-tregtare janë arbirtrare.

Së treti, shtimi i tarifave dëmton interesat e vetes e të tjerëve dhe nuk mund ta bëjë Amerikën "të madhe përsëri".

ShBA-ja mendon se shtimi i tarifave është në favor të uljes së deficitit tregtar që ka me Kinën dhe të nxitjes së rritjes të ekonomisë amerikane. Po, në fakt, vjet vlera e deficitit të tregtisë së mallrave të ShBA-së me Kinën u rrit 11.6 % krahasuar me vitin 2017, eksportet e sojës amerikane në Kinë u ulën 50 %, ndërsa të automjeteve mbi 20 %. "Libri i bardhë" citon të dhënat studimore nga organizatat amerikane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që tregojnë se shtimi i tarifave ka rritur koston e prodhimit të kompanive amerikane dhe çmimin e produkteve brenda ShBA-së, duke ndikuar mbi rritjen e ekonomisë e jetën e banorëve dhe duke penguar eksportet amerikane në Kinë, ndërkohë që ka shkaktuar sfida serioze për rimëkëmbjen e ekonomisë së botës dhe një kërcënim të madh për prirjen e globalizimit të ekonomisë. Pala amerikane thotë se lufta tregtare mund ta bëjë Amerikën "të madhe përsëri", gjë që nuk përputhet me faktet.

Si pala e detyruar për t'u kundërpërgjigjur në luftën tregtare, pala kineze gjithmonë ngul këmbë në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut dhe në trajtimin e mosmarrëveshjeve në mënyrë të arsyeshme. Megjithatë, konsultimet janë një çështje dypalëshe dhe për to nevojitet që Kina dhe ShBA-ja të ecin në të njëjtin drejtim. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore