Politika e hapjes ndaj investimeve të huaja në Kinë pati përparim të madh

2019-05-31 16:41:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 开放---[kāi fàng]---Hapje

Më 30 maj, përgjegjësi i Bankës Popullore të Kinës, banka qendrore, dhe i Komisionit Rregullator Bankar u shpreh në Pekin se aktualisht masat e ndryshme të hapjes në sektorin financiar të vendit po zbatohen me radhë, dhe institucionet e financuara nga jashtë në Kinë kanë arritur përparim të të dukshëm në hyrjen në tregun kinez.

Në të ardhmen, Kina do të përmirësojë më tej kushtet e qasjes në treg për institucionet e huaja financiare dhe do të zgjerojë vazhdimisht sferën dhe hapësirën për bankat dhe institucionet e huaja të sigurimeve në Kinë.

Më 30 maj, guvernatori i Bankës Popullore Yi Gang tha në forumin vjetor financiar të vitit 2019 mbajtur në Pekin se institucionet financiare si Banka Popullore e Kinës do të zbatojnë aktivisht politikat e shpallura nga lideri kinez në Forumin Boao për Azinë që u zhvillua në prill të këtij viti, për lehtësimin në shkallë të gjerë të qasjes në treg dhe krijimin e një mjedisi më tërheqës investimesh në Kinë etj.

Deri tani, përveç disa projekteve të veçanta, këto masa lehtësuese janë vënë në zbatim në përgjithësi. Banka Popullore e Kinës ka prezantuar kushtet e qasjes së investimeve të jashtme në besimin kreditor, vlerësim dhe llogaritje, duke u dhënë atyre statusin e trajtimit të barabartë me vendasit. Me implementimin e këtyre masave shohim që angazhimi i Kinës për nxitjen e investimeve të huaja në vend pati përparim të dukshëm. Po ashtu në tregun e bursës po përparon hapja dyanëshe dhe kapitali ndërkombëtar po hyn vazhdimisht në Kinë.

Me thellimin e hapjes së Kinës ndaj botës së jashtme po shtohet numri i bankave dhe institucioneve të huaja që kanë ngritur filiale në Kinë. Lidhur me këtë, nënkryetari i Komisionit Rregullator Bankar Wang Zhaoxing tha në forumin e mbajtur po atë ditë se aktualisht masat e ndryshme në nxitjen e hapjes së Kinës në fushën financiare po zbatohen me radhë, duke marrë një reagim pozitiv të tregut dhe të ndërkombëtarëve. Pas masave shumë vende dhe institucione financiare rajonale i kanë paraqitur Kinës kërkesë për të zgjeruar investimet e tyre në Kinë.

"Duhet të përmirësojmë më tej kushtet e qasjes së institucioneve të huaja financiare në tregun kinez në përputhje me parimin e kombinimit të listës negative me statusin e shtetasit kinez, të përmirësojmë kushtet e pranimit të hyrjes së bankave dhe të institucioneve të huaja të sigurimeve në Kinë, të zgjerojmë sferën e menaxhimit të tyre dhe të përmirësojmë pandërprerë furnizimin tonë financiar".

Shefi ekzekutiv i Këshillit të Biznesit Kinë-Britani Matthew Rous tha në forum se transformimi dhe përmirësimi i ekonomisë kineze dhe hapja e mëtejshme e industrisë financiare nënkuptojnë që institucionet financiare në Mbretërinë e Bashkuar kanë më shumë mundësi për të marrë pjesë në tregun kinez, ndërsa përvojat e Britanisë së Madhe në rregullimin e industrisë, menaxhimin e rrezikut, të financave të gjelbra dhe shërbime ligjore do të sjellin përvojë të vlefshme për zhvillimin e industrisë financiare të Kinës. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore