Specialistët: Përshkallëzimi i fërkimeve tregtare nga ShBA-ja, ndikime negative në ekonominë botërore

2019-05-29 17:31:29 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:影响---[yǐng xiǎng]---Ndikim

Më 28 maj në Pekin u zhvillua Takimi i 4-t Vjetor i Inovacionit i "Think Tank"-ut Global në Kinë. Ky takim u organizua në bashkëpunim të Qendrës për Kinën dhe Globalizimin (CCG) dhe Programin e "Think Tank"-ut të Universitetit të Pennsylvanias (TTCSP). Të prainishmit u folën për për shkallëzimin e fërkimeve tregtare nga qeveria amerikane. Ata thanë se asnjë palë nuk do të dalë fituese nga lufta tregtare. Veprimi i palës amerikane do të shkaktojë ndikime negative ndaj ekonomisë botërore.

Nënkryetari i Institutit amerikan "Cato", Christopher A. Preble u shpreh se përparimi i globalizimit në dekadat e fundit na tregon rëndësinë e tregtisë së lirë. Ai theksoi se çdo veprim që përpiqet për shkatërrimin e tregtisë së lirë është i dëmshëm dhe pengon marrëdhënien paqësore. Ai kritikoi idenë e qeverisë amerikane për lojë, e "shumë zero", ku fituesi i merr të gjitha.

"Mendoj se qeveria e Trump-it e sheh tregtinë si një lojë të shumë zero, ku një palë i fiton të gjitha dhe pala tjetër humbet gjithçka. Në këtë sfond, ata shohin rritjen ekonomike dhe përmirësimin shoqëror të Kinës në 30 vitet e fundit, në të njëjtën kohë ata kuptuan zhvillimin e ngadaltë të ShBA-së. Ata arritën në përfundimin se suksesi i Kinës vjen nga humbja e ShBA-së, meqenëse e shohin tregtinë si lojë të shumës zero. Por unë nuk jam dakord me këtë opinion."

Studiuesi i lartë britanik i programeve aziatike të "Chatham House" Tim Summers është i mendimit se përshkallëzimi i fërkimeve tregtare nga pala amerikane do ta shkaktojë ndikime negative të mëdha për makroekonominë dhe do pengojë menaxhimin afatgjatë të ndërmarrjeve ndërkombëtare.

"Mendoj se masat e qeverisë së Trump-it kanë ndikimet negative të plota në makroekonomi. Këto masa do të ndikojnë rritjen e PBB-së së Kinës dhe të ShBA-së dhe do të shtojnë sfidat e ekonomisë globale. Këto janë ndikimet afatshkurtra. Përveç kësaj, këto masa mund të ndryshojnë modelin e veprimeve të ndërmarrjeve, të ndryshojnë strukturat e prodhimit dhe menaxhimit të tyre. Këto masa mund ta shtojnë vështirësitë e ruajtjes së zinxhirit të furnizimit global, të rrjetit të krijimtarisë etj, të formuara në 40 vitet e fundit."

Edhe specialistët kinezë i konsiderojnë problemet tregtare kino-amerikane në sfondin e globalizimit. Profesori i Universitetit të Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare të Kinës, Wang Jian është i mendimit se përshkallëzimi i luftës tregtare nga pala amerikane s'mund të pengojë prirjen e globalizimit.

"Në veprimtaritë ekonomike, vendet e ndryshme varen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri. Bota jonë po bëhet më e vogël. Lufta tregtare kino-amerikane s'mund të ndalojë marrëdhënien tregtare kino-amerikane dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit industrialo- teknologjik mes dy vendeve. Tani, teknologjia e informacionit, interneti, mjedisi tregtar janë ndryshuar shumë në krahasim me disa vite më parë. Bota e sotme është zvogëluar, të gjithë mendojnë për thellimin e bashkëpunimeve me përfitime të përbashkëta. Ky është mendimi i përbashkët i formuar në sfondin e sotëm."

Mrekulli
Lajmet Kryesore