OKB, qytetet kineze shpërndajnë përvojën në Asamblenë e Habitatit

2019-05-28 18:20:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:经验---[jīng yàn]---Përvojë

Të hënën u hap zyrtarisht në Kenia Asambleja e parë e Habitatit e OKB-së me temë "Risia krijon një jetë më të bukur urbane".

Synimi i saj është gjetja e masave përballuese për sfidat e urbanizimit në mbarë botën.

Në këtë asamble morën pjesë mbi 3 mijë përfaqësues nga 113 vende e rajone të botës. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mbajti një fjalimin me video, duke thënë se synimi i asamblesë është që të diskutohen mënyrat për përmirësimin e jetesës urbane.

Zv/sekretarja e OKB-së dhe drejtorja ekzekutive e Programit të Habitatit të OKB-së, Maimunah Mohd Sharif tha në ceremoninë e hapjes se zhvillimi i kësaj mbledhjeje është realizuar nga vendet e botës që insistojnë dhe premtojnë për multilaterizëm dhe urbanizim të vazhdueshëm.

"Parashikohet që deri në vitin 2050, 70% e popullsisë së botës do të banojnë në zonat urbane. Kjo do të thotë që probleme të reja zhvillimi, si varfëri ekstreme, mosbarazi ekonomike, lagje të varfra, krizë humanitare, ndotje ajrore, ndryshim klimatik dhe papunësi e lartë do të ndodhin gjithnjë e më shumë në zonat urbane. Duhet të vendosim urbanizimin e vazhdueshëm në një pozicion të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të vendit. Kjo do të jetë në të mirë të uljes së varfërisë dhe mosbarazisë në qytetet dhe lagjet tona," thotë znj. Sharif.

Në këtë mbledhje, qytetet kineze kanë shpërndarë përvojat e tyre në urbanizim. Programi i Habitatit i OKB-së publikoi dy raporte mbi Kinën: "Historia e Shenzhenit: Ndryshimi i modelit ekonomik, social dhe mjedisor" dhe "Planifikim për fshatrat me zero-karbon, me deltën e lumit Jance si shembull".

Në raportin "Historia e Shenzhenit" vihet në dukje se brenda 40 vjetësh, Shenzheni është shndërruar nga një fshat i vogël peshkimi në një ekonomi globale, duke arritur ndryshimin e shpejtë të modelit ekonomik, social dhe mjedisor. Në raport thuhet se qytetet dhe zonat e posaçme ekonomike të vendeve të tjera mund të marrin përvojë të çmuar nga zhvillimi i Shenzhenit.

Profesori i Universitetit Kore të Ennës, Raffaele Scuderi u shpreh:

"Shenzhen i ka treguar botës si përballohen sfidat e zhvillimit ekonomik brenda një periudhe kaq të shkurtër. Si problem kryesor që përballojnë ekonomitë në zhvillim, në sfidat e tanishme dhe të ardhshme, këto përvoja do të marrin sukses edhe në zhvillim social dhe mjedisor."

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore