Tarifat e larta lëndojnë çdo amerikan

2019-05-27 17:37:51 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:伤害---[shāng hài]---Lëndim

Mosmarrëveshjet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës kanë shtuar paqartësitë në treg si pasojë e shtimit nga Uashingtoni të tarifave 10% deri në 25% për mallrat e importuara nga Kina me vlerë 200 miliardë dollarë dhe për kërcënimet për vendosjen e tarifave shtesë.

Shumë krerë të qarqeve industriale amerikane e kanë paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë se ndikimi katastrofik i mosmarrëveshjeve të tilla tregtare do të shkaktojë rritjen e kostos dhe rënien e fitimeve të ShBA-së.

"Ky shkallëzim i fundit do të thotë se lufta tregtare do të përkeqësohet, gjë që do të godasë çdo amerikan," thuhet në një deklaratë të bërë më 13 maj nga Lëvizja "Tarifat lëndojnë zemrën" ku përfshihen mbi 150 organizata tregtare amerikane.

Tarifat janë taksat e paguara nga ndërmarrjet e konsumatorët amerikanë, të cilat i detyrojnë konsumatorët të paguajnë më shumë për veshje, këpucë, lodra, produkte elektronike, madje dhe ushqime duke u sjellë eksportuesve amerikanë më shumë vështirësi për konkurrencë.

"Eksportet e sojës amerikane në Kinë u ulën 89% vitin e kaluar dhe rreth gjysma e furnizimeve që zakonisht do të kishin shkuar në Kinë, kanë shkuar në vende të tjera, fermerët janë ende në deficit për eksportet neto," tha Kimberley për agjencinë Xinhua.

Rritja e tarifave nga Uashingtoni do të godasë edhe industrinë e lodrave të ShBA-së.

"Sa shumë që mbështetemi tek Kina për prodhimin e lodrave dhe sa të ulëta janë marzhet e fitimit," tha Rebeca Mond, nënpresidentja e Shoqatës së Lodrave të ShBA-së me mbi 950 anëtarë.

Në një studim të lëshuar të enjten, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se të ardhurat tarifore të ShBA-së të nxjerra nga mallrat kineze u janë ngarkuar pothuajse krejtësisht importuesve të ShBA-së.

"Deficiti tregtar dypalësh mbetet i pandryshuar," shtoi studimi.

Sipas një hulumtimi të publikuar të enjten nga Banka e Rezervës Federale e Nju Jorkut, rritja e fundit e tarifave nga ShBA-së do të shtojë 831 dollarë kosto vjetore për një familje amerikane. Kjo bankë parashikoi se tarifat e larta do të krijojnë shtrëmbërim ekonomik duke pakësuar të ardhurat tarifore të ShBA-së. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore