Kina ka nxjerrë mbi dhjetë milionë veta nga varfëria për të gjashtin vit me radhë

2019-05-24 17:57:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:减贫---[jiǎn pín]---Ulja e varfërisë

Të enjten zv.drejtori i Grupit Udhëheqës të Zyrës për Zbutjen e Varfërisë pranë Këshillit të Shtetit Xia Gengsheng u shpreh se në vitin 2018, lufta e Kinës kundër varfërisë ka pasur efektivitet të dukshmë. Numri i të varfërve në fshat është pakësuar me 13.86 milionë veta, duke arritur kështu nxjerrjen nga varfëria të më shumë se 10 milionë vetave për gjashtë vjet me radhë.

Xia Gengsheng u shpreh se në fillim të këtij viti, Grupi Udhëheqës i Zyrës për Zbutjen e Varfërisë pranë Këshillit të Shtetit ka filluar vlerësimin e efektivitetit të luftës kundër varfërisë. Sipas rezultatit të vlerësimit, lufta kundër varfërisë ka pasur sukses të dukshëm dhe ritmet e zbutjes së varfërisë në zonat e thella janë rritur me përmasa të mëdha.

"Së pari, detyra vjetore e uljes së varfërisë u realizua plotësisht. Në mbarë vendin është pakësuar me 13.86 milionë veta numri i të varfërve në fshat, duke arritur kështu nxjerrjen nga varfëria të më shumë se 10 milionë vetave për gjashtë vjet me radhë. 283 konte u hoqën nga lista e konteve të varfra. Së dyti, ritmet e uljes së varfërisë në zonat e thella u rritën në mënyrë të dukshme. Në zonat e kombësisë tibetiane në Rajonin Autonom të Xizang-ut (Tibetit) dhe provincat Yunnan, Sichuan, Qinghai dhe Gansu, 1.33 milionë banorë kanë dalë nga varfëria dhe përqindja e ndodhjes së varfërisë është ulur me 6.4 %."

Xia Gengsheng tha se tani njerëzit e shtresës së varfër nuk kanë probleme për ushqim e veshje dhe është forcuar sigurimi i arsimit të detyrueshëm, kujdesit shëndetësor themelor dhe strehimit.

Rezultati i vlerësimit tregon se 10 provinca e rajone autonome, si Hebei, Hubei, Xizang, Ningxia dhe Xinjiang, janë më mirë në vlerësimin e përgjithshëm dhe lufta e tyre kundër varfërisë ka pasur efektivitet të dukshëm. Xia tha:

"Në vitin 2019, qeveria kineze planifikon të nxjerrë të paktën 10 milionë veta nga varfëria dhe 330 konte nga lista e konteve të varfra. Ne do të vazhdojmë të ngulim këmbë te realizimi i këtij objektivi, të zhvillojmë një vlerësim më të rreptë, të shtojmë stimujt dhe të forcojmë besimin, për të siguruar fitoren e luftës kundër varfërisë në vitin 2020."

Sipas planit të qeverisë kineze, deri në vitin 2020, Kina do të arrijë zhdukjen e varfërisë në fshat dhe do të nxjerrë të gjitha kontetë nga lista e konteve të varfra, duke zgjidhur në mënyrë të gjithanshme problemin e varfërisë rajonale. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore