Xi Jinping-u u dërgon një letër përgjigjeje nxënësve të shkollës së mesme amerikane

2019-04-23 15:34:54 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: ---[xìn]---Letër

Kohët e fundit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u shkroi një letër mbi 40 nxënësve të shkollës së mesme amerikane "North Niles" në shtetin amerikan Ilinois, në të cilin ai iu përgjigj pyetjeve që këta nxënës i kishin bërë lidhur me çështjet për të cilat ata kishin interes. Kreu i shtetit i Kinës i nxiti po ashtu të rinjtë amerikanë të luajnë rol në forcimin e miqësisë midis dy popujve.

Xi Jining-u iu përgjigj pyetjeve të nxënësve amerikanë si një mik i sinqertë. Duke folur për punën, jetën dhe pasionet e tij si kryetar i shtetit i Kinës, ai tha se puna e tij është për t'i shërbyer popullit, duke theksuar se është një punë e lodhshme, por edhe që i sjell gëzim. Ai interesohet shumë edhe për filozofinë, historinë, kulturën, letërsinë, muzikën dhe sportin, dhe shumë prej këtyre interesave i kanë lindur që në kohën e shkollës së mesme. Lidhur me pyetjen nëse i pëlqen ShBA-ja, Xi tha se e ka vizituar shumë herë ShBA-në dhe i kanë lënë përshtypje të thellë peizazhet e bukura, populli i dashur dhe kultura e shumëllojshme. Ai shtoi se është lidhur edhe me shumë miq amerikanë, duke përfshirë edhe të rinj.

Xi Jinping-u theksoi në letër se shkëmbimet njerëzore e kulturore janë bazë e marrëdhënieve kino-amerikane. Ai shprehu shpresën se brezi i ri do të trashëgojë miqësinë kino-amerikane. Gjatë një prej vizitave të tij të mëparshme në ShBA, Xi ka vizituar edhe një shkollë të mesme amerikane, si dhe i ka ftuar nxënësit amerikanë të vizitojnë Kinën. Në letër, Xi Jinping-u theksoi përsëri se brezi i ri është e ardhmja e bukur e miqësisë kino-amerikane dhe tregoi interesin e tij të lartë për të ardhmen dhe lumturinë e të dy popujve.

Në gjendjen e tanishme, kur bota përballet me ndryshimet më të mëdha në 100 vjetët e fundit, mes Kinës e ShBA-së, përkatësisht si vendi më i madh në zhvillim dhe vendi më i madh i zhvilluar, janë shtuar fërkimet e konflikti i interesave dhe marrëdhëniet dypalëshe po pësojnë ndryshime dhe rregullime të thella. Sidomos në këtë periudhë kyçe, shkëmbimet kulturore-njerëzore duhet të luajnë një rol më të madh, në vend që të dy palët "t'ia mbyllin derën" njëra-tjetrës dhe të pengojnë shkëmbimet midis dy popujve.

Në fund të letrës, Xi i ftoi nxënësit me fjalët: "'Më mirë një herë me të parë, sesa njëqind herë me të dëgjuar.' Mirë se të vini në Kinë për ta parë nga afër." (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore