Kompania kineze fiton besim për ndërtimin e infrastrukturës në Poloni

2019-04-22 15:46:49 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 信任---[xìn rèn]---Besim

"Powerchina" është një nga kompanitë që ka hyrë më herët në tregun polak. Vjet "Powerchina" mori certifikatën e performancës të projektit për kontrollin e përmbytjeve nga lumi Oder të qytetit Vroclav. Kjo është edhe hera e parë që një kompani kineze merr certifikatën e përformancës në tregun e ndërtimit të infrastrukturës të BE-së.

Vroclavi është 350 kilometra larg kryeqytetit të Polonisë Varshavë dhe lumi Oder kalon nga ky qytet. Në vitin 1997, një përmbytje e madhe e zhyti 70 % të qytetit nën ujë. Në vitin 2010, mbi dhjetë veta humbën jetën nga reshjet e mëdha. Pasi fitoi tendrin e projektit më të madh të këtij qyteti, "Powerchina" ka kryer me radhë disa punë të rëndësishme, si zgjerimi i shtratit të lumit, rindërtimi i digave, përmirësimi i ekluzave dhe ndërtimi i strukturave të reja të futjes së ujit etj. Me përurimin e këtij projekti, aftësia e parandalimit të përmbytjeve të qytetit Vroclav u ngrit shumë, standardi i kontrollit të përmbytjeve u ngrit nga 50 vjet në 100 vjet, si dhe u zbukuruan peizazhet përreth lumit, duke krijuar edhe shumë vende pune për banorët e qytetit.

Në vendet anëtare të BE-së, çdo projekt ndërtimi kërkon një plan administrimi të mjedisit të hartuar nga konkurruesi në tenderin e projektit, dhe pas fitimit të tenderit, zbatimi i projektit duhet të bëhet sipas këtij plani. Menaxheri ekzekutiv i këtij projekti, zoti Zhang Zheng, u shpreh se zbatimi i rreptë i standardeve serioze të mbrojtjes së mjedisit të BE-së është kyçi i suksesit të projektit. "Në dokumentet tona, Plani i Administrimit të Mjedisit ka përparësi kryesore. Ne kemi bërë shumë punë të hollësishme para zbatimit të projektit. Për shembull, e kemi pasur shumë të qartë se cilat janë bimët dhe kafshët që duhet të mbrojmë gjatë ndërtimit dhe ku jetojnë ato. Kemi ftuar edhe specialistë të kësaj fushe për të na ndihmuar me planin e mbrojtjes", theksoi Zhang Zheng.

Përurimi me sukses i projektit të lumit Oder e ngriti prestigjin e kompanive kineze në Poloni. Drejtoria e Administrimit të Ujërave e Vroclavit e vlerësoi "Powerchina"-n si kompani e besueshme e huaj në Poloni. Me famën e mirë, "Powerchina" ka fituar edhe dy tendera të tjera të projekteve hidrike të këtij qyteti.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore