Kina, sinjal më i fortë për gjendjen pozitive ekonomike

2019-04-18 15:26:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 积极--[jī jí]--pozitive

Nga të dhënat e publikuara të mërkurën nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave, në tremujorin e parë PBB-ja arriti në mbi 21.3 trilionë juanë, 6.4% më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje është e njëjtë me tremujorin e 4-t të vitit të kaluar. Treguesit e tjerë, si punësimi, çmimi i mallrave dhe të ardhurat janë më mirë se parashikimi.

Kjo tregon se ekonomia kineze këtë vit ka patur një nismë të mirë, gjë që jo vetëm ka shtuar besimin në treg, por gjithashtu ka hedhur një bazë të mirë për arritjen e objektivit për të gjithë vitin 2019.

Ekonomia kineze në tremujorin e parë ka treguar 3 veçori të dukshme:

Së pari, është bërë më e dukshme prirja e përparimit të qëndrueshëm. Rritja 6.4% në tremujorin e parë është brenda sferës së përcaktuar nga qeveria kineze, pra 6-6.5% dhe shifër më e lartë se parashikimi prej 6.3% i FMN-së për ekonominë kineze.

Së dyti, struktura ekonomike është përmirësuar më tej. Mund të shohim nga industria, kërkesa dhe rajonet, reformat strukturore në anën e ofertës kanë patur efekte të mëtejshme dhe struktura ekonomike është në përmirësim të vazhdueshëm.

Së treti, është rritur niveli i besimit në treg. Në tremujorin e parë, treguesi i besimit të konsumatorëve është rritur me 3.2% në krahasim me tremujorin e 4-t të vitit të kaluar.

Në kushtet e shtimit të mosmarrëveshjeve globale dhe paqëndrueshmërisë së zhvillimit ekonomik, nuk është lehtë që Kina të arrijë në këtë nivel. Kjo tregon se ekonomia kineze ka përballuar goditje nga jashtë, si mosmarrëveshjet tregtare, duke treguar gjendjen e fortë elastike të ekonomisë së vendit. Kjo ka krijuar një bazë të mirë për mëkëmbjen e ekonomisë kineze. Një arsye tjetër për këtë gjendje pozitive është se qeveria kineze zbaton me vendosmëri politikën Reformë dhe Hapje dhe politika të tjera, duke shtuar besimin e botës për qeverinë dhe tregun kinez. Kështu, është krijuar një mjedis i mirë për këtë nismë pozitive.

Mëkëmbja e ekonomisë kineze është padyshim një lajm i mirë për tërë botën. FMN-ja në raportin e saj "Parashikimi i Ekonomisë Botërore" ka ulur parashikimin e rritjes globale për 2019, por ndër ekonomitë kryesore, ka ngritur parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze. Kjo tregon se Kina do të vazhdojë të luajë rol drejtues në ekonominë botërore.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore