Kina do të anulojë lejet për agjencinë e shërbimeve për të moshuarit

2019-04-17 16:00:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 老年人--[lǎo nián rén]--të moshuarit

Në 20 vitet e fundit, popullsia e të moshuarve në Kinë shënoi rritje me 118 milionë, duke u bërë vendi i vetëm në botë me mbi 200 milionë të moshuar. Ditët e fundit, qeveria kineze po merr masa për të nxitur zhvillimin e sektorit të shërbimeve për të moshuarit, duke sugjeruar lehtësimin e mëtejshëm të pragut për këtë sektor dhe thjeshtimin e procedurave të krijimit të një agjencie të tillë, me synim nxitjen e vazhdueshme të zhvillimit të shërbimeve për të moshuarit mbështetur nga teknologjia inteligjente.

Deri në fund të vitit 2018, numri i të moshuarve mbi 60 vjeç në Kinë ishte 249 milionë ose sa 17.9% e popullsisë së përgjithshme të Kinës. Ndër to, mbi 10 milionë mbushën 60 vjeç në vitin 2017. Me rritjen e popullsisë së të moshuarve, zgjatjen e moshës mesatare dhe rritjen e pandërprerë të cilësisë së jetsë, sektori i shërbimeve për të moshuarit në Kinë ka treguar një potencial gjigant dhe një hapësirë të madhe zhvillimi.

Zv.ministrja e çështjeve civile Gao Xiaobing bëri të ditur se Kina do të lehtësojë më tej hyrjen në sektorin e shërbimeve për të moshuarit:

"Të anulohet leja për krijimin e agjencive për të moshuarit, të thjeshtohet procedura e krijimit të agjencive shëndetësore dhe të zbatohet politika ' të gjitha procedurat në një zyrë'. Në agjencitë e shërbimeve për të moshuarit, do të anulohet mbikëqyrja administrative për klinikat dhe qendrat shëndetësore dhe do të zbatohet modeli i menaxhimit me regjistrim. Krahinat e vendit do të hartojnë politikat për ndryshimin dhe shfrytëzimin e burimeve të papërdorura dhe njëkohësisht do të nxiten reformat në agjencitë publike të shërbimeve për të moshuarit."

Siç mësohet, Kina do të shfrytëzojë fondet qeveritare si një rol drejtues për të mbështetur projektet për përmirësimin e pajisjeve ndihmëse, për sigurinë kundër zjarrit në agjencitë e shërbimeve për të moshuarit dhe projekte përmirësuese për të moshuarit që jetojnë të vetmuar në banesat e tyre. Krahas këtyre, Kina do të nxisë vazhdimisht zhvillimin e shërbimeve për të moshuarit me teknologjinë inteligjente.

"Do të nxitet zhvillimi i integrimit dhe rinovimit si dhe zhvillimi i integruar me pleqtë e vetmuar, shërbimi në lagje dhe shërbimi me agjenci dhe do të përkrahen agjencitë e shërbimeve të ofrojnë pajisje ndihmëse në lagje dhe në banesat e të moshuarve. Do të nxitet vazhdimit zhvillimi i shërbimeve për të moshuarit me teknologjinë inteligjente dhe do të shtohet aplikimi i teknologjive të informacionit, si inteligjencë artificiale, interneti i gjërave, Cloud, të dhënat e mëdha, harduerë inteligjent, etj, "u shpreh Gao Xiaobing.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore