"Bashkëpunimi 16+1" nxit zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Evropës

2019-04-10 17:38:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:合作---[hé zuò]---Bashkëpunim

Të premten do të organizohet në Dubrovnik të Kroacisë Takimi i 8-të i Liderëve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Gjatë shtatë vjetëve, mekanizmi i "Bashkëpunimit 16+1" ka krijuar një rrugë më të gjerë zhvillimi, duke u bërë një urë e hapjes, e krijimit të risive dhe e partneritetit midis Kinës e vendeve të EQL-së.

Pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", 16 vendet e EQL-së reaguan pozitivisht dhe mekanizmi i "Bashkëpunimit 16+1" është bërë një pjesë e rëndësishme e zbatimit të kësaj nisme. Në vitet e fundit, me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të EQL-së, "Bashkëpunimi 16+1" është zhvilluar më tej, duke formuar një strukturë të gjithanshme, me fusha dhe nivele të ndryshme.

Së pari, në kornizën e mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1", Kina dhe vendet e EQL-së kanë arritur rezultate të shumta për sa i përket bashkëpunimit në fushën tregtare. Në vitin 2018, rritja e ekonomisë globale u ngadalësua dhe ritmet e rritjes së tregtisë u ulën, por vëllimi i tregtisë midis Kinës e vendeve të EQL-së u rrit shumë, duke arritur në 82 miliardë e 230 milionë dollarë amerikanë, me një rritje vjetore 21 %. Shpejtësia e rritjes së importeve nga EQL-ja në Kinë ishte 5 pikë përqindjeje më e lartë se ritmet e rritjes së eksporteve kineze në vendet e EQL-së. Kina po bëhet një treg i rëndësishëm i mallrave të eksportit të vendeve të EQL-së. Nga viti 2012 Kina ka zgjeruar në mënyra të ndryshme importin e mallrave nga vendet e EQL-së dhe po përpiqet të pakësojë suficitin tregtar me këto vende. Mallrat si vera, djathi, vaji i trëndafilit etj. kanë hyrë në tregun e Kinës dhe po plotësojnë kërkesat në rritje të konsumatorëve kinezë.

Së dyti, investimet reciproke midis Kinës e vendeve të EQL-së po zmadhohen dhe mënyrat e investimeve kanë ardhur duke u bërë më të larmishme, duke nxitur kështu zhvillimin vendor. Tani investimet e ndërmarrjeve kineze në këtë rajon i kanë kaluar 10 miliardë dollarët amerikanë dhe investimet e vendeve të EQL-së në Kinë i kalojnë 1.5 miliardë dollarë amerikanë.

Së treti, bashkëpunimi në fushën e ndërlidhshmërisë midis Kinës e vendeve të EQL-së është i pasur. Tani Kina po diskuton me vendet përkatëse mbi mundësinë e zgjatimit të hekurudhës Hungari- Serbi deri në portet e Shqipërisë, të Kroacisë, të Malit të Zi dhe të Sllovenisë. Gjithashtu, do të nxitet bashkëpunimi për linjën ekspres tokësore e detare Kinë-Evropë. Deri tani ka pasur 13 mijë udhëtime hekurudhore Kinë-Evropë. Vendet e EQL-së po luajnë rolin e një nyje transporti midis Azisë e Evropës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore