Kina ul tarifat për artikujt postarë personalë

2019-04-09 17:47:05 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:消费---[xiāo fèi]---Konsum

Duke filluar që nga 9 prilli, Kina ka ulur taksat për mallrat e sjella nga individët ose artikujt e postuar nga jashtë. Ekspertët janë të mendimit se ulja e tarifave për artikujt postarë personalë është një veprim në vazhdim të masave për uljen e taksave të mallrave të importit dhe do të jetë në favor të konsumit individual jashtë Kinës.

Tarifat për artikujt postarë personalë janë tarifa për bagazhet e sjella nga jashtë vendit dhe artikuj personalë të postuar nga jashtë vendit. Sipas vendimit të mbledhjes së radhës të Këshillit të Shtetit të Kinës, nga 9 prilli, tarifat për ushqimet, barnat etj. e sjella nga jashtë vendit do të ulen nga 15 % në 13%, kurse për tekstilet, pajisjet elektrike etj. nga 25 % në 20 %. Ulja e kësaj tarife do të jetë në favor të konsumit individual jashtë vendit, prandaj konsumatorët kinezë shprehin kënaqësi për këtë politikë.

Një prej tyre tha se, me uljen e tarifave, mund të ulet edhe kostoja e blerjeve.

Përveç artikujve që sillen nga jashtë vendit nga individët për përdorim personal, edhe për mallrat e importuara nëpërmjet tregtisë në internet nga jashtë vendit zbatohet kjo tarifë. Specialistët mendojnë se ulja e tarifës postare do të nxitë edhe zhvillimin e tregtisë në internet.

Qysh nga nëntori i vitit të kaluar, Kina filloi uljen e tarifës për 69 % të artikujve postarë të importit nëpërmjet doganës. Ekspertët shprehen se ulja përsëri këtë herë e tarifës do të jetë në favor të konsumatorëve, si edhe do të hapë më tej tregun e Kinës dhe do të nxitë tregtinë midis Kinës e vendeve të tjera. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore