Dita Qingming në Kinë, mbahen veprimtari përkujtimore në Muzeun e Luftës

2019-04-05 13:36:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:战争-[zhàn zhēng]-Lufta

5 prilli është festa tradicionale kineze "Shkëlqimi i Pastër" (Qingming), një ditë e rëndësishme për përkujtimin e paraardhësve. Çdo vit, në krahina të ndryshme të Kinës organizohen veprimtari të ndryshme përkujtimore për heronjtë revolucionarë. Më 4 prill, në Muzeun Përkujtimor të Luftës së Popullit Kinez të Rezistencës kundër Japonisë u rreshtuan shumë persona para muzeut dhe mbajtën heshtje për viktimat e panumërta në luftra të ndryshme, përfshi atë kundër agresionit japonez.

Përfaqësuesit e luftëtarëve veteranë kinezë Fan Yucheng 93 vjeç dhe Chu Wei 90 vjeç, shkuan së bashku me përfaqësuesit e nxënësve të shkollave fillore në Shtatoren e Lirisë dhe Pavarësisë, për të vendosur kurora lulesh për heronjtë e sakrifikuar në luftë. Pas ceremonisë, veterani Fan Yucheng tha se:

"Duhet t'i kujtojmë gjithmonë heronjtë dhe veprat e tyre dhe për këtë, këto veprimtari janë shumë të mira. Përmes tyre, mund të edukohen më mirë brezat e ardhshëm dhe të kuptojnë më mirë jetën e lumtur të sotme".

Fjala kyçe: Dita "Shkëlqimi i Pastër","qīng míng jié".

Gjatë aktiviteteve, grupi i këngëtarëve nga Shkolla Nr 5 e Distriktit Fengtai të Pekinit këndoi këngë në nder të heronjve. Nxënësja Liu Sijia e grupit të këngëtarëve u shpreh se ishte hidhëruar shumë pasi pa viktima të shumta revolucionare dhe se kjo veprimtari e bëri të çmojë më shumë jetën e tanishme.

Muzeu i Luftës u vizitua gjithashtu edhe nga nxënës të shumtë të Pekinit të cilët u njohën me bëmat e heronjve të luftës.

Aktivitetet përkujtimore dhe arsimore në Ditën Qingming nisën nga viti 2009 dhe kanë zgjatur për 11 vite me radhë. Këto aktivitete do të vazhdojnë deri në 7 prill.

Gjatë Festës "shkëlqimi i pastër", të gjitha qeniet rriten, koha është e pastër dhe me diell, prandaj kjo ditë është emërtuar si Dita "Shkëlqimi i Pastër".

Fjala kyçe: Dita "Shkëlqimi i Pastër","qīng míng jié".

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore