Kina dhe ShBA duhet të mbajnë përgjegjësinë e vendeve të mëdha

2019-04-04 17:47:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:责任---[zé rèn]---përgjegjësi

Në takimin e të hënës me delegacionin e përbërë prej disa ish-udhëheqësish të vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare, presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet mes vendeve të mëdha kanë të bëjë me stabilitetin strategjik, sepse ata mbajnë përgjegjësi të veçantë.

Marrëdhënia Kinë-ShBA është një prej marrëdhënieve më të mëdha dypalëshe në botë. Presidenti Xi i bëri thirrje palës amerikane të bëjë përpjekje të përbashkëta me Kinën, të trajtojnë mosmarrëveshjet, të zgjerojë bashkëpunimin dhe të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe në bazë të koordinimit, bashkëpunimit dhe stabilitetit, duke i ofruar botës më shumë qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri.

Këto janë komentet e fundit të kreut kinez mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA në kuadër të ndryshimeve të mëdha në strukturën ndërkombëtare.

Më 15 shkurt, në takimin mes presidentit Xi dhe delegacionit amerikan në Pekin për raundin e 6-të të konsultimeve ekonomiko-tregtare, u theksua roli i Kinës dhe ShBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror.

Sipas kreut kinez, Pekini dhe Uashingtoni kanë interesa të përbashkëta dhe përgjegjësi të mëdha për nxitjen e zhvillimit global. Zhvillimi i këtyre marrëdhënieve përputhet me interesat thelbësore të dy popujve dhe pritshmërinë e komunitetit ndërkombëtar. Edhe në takimin me Trump-in që u mbajt më 1 dhjetor 2018 në Argjentinë, presidenti Xi theksoi se Kina dhe ShBA-ja mbajnë përgjegjësinë e përbashkët për nxitjen e paqes dhe begatisë së botës. Bashkëpunimi është zgjedhja më e mirë për dy palët.

Duke marrë parasysh komentet e fundit të presidentit Xi mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA, "përgjegjësi" është një term i përmendur shumë shpesh. Për shkak se Kina dhe ShBA-ja janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vëllimi i dy ekonomive zë 40 për qind të vëllimit të përgjithshëm global. Krahas kësaj, dy palët luajnë rol shumë të rëndësishëm në nxitjen e rritjes ekonomike, ruajtjen e paqes globale dhe përballimin e sfidave. Prandaj, gjendja e marrëdhënieve Kinë-ShBA nuk kufizohet vetëm brenda sferës dypalëshe, por prek gjithë botën.

Më shumë ndikim, me shumë përgjegjësi. Tani bota ka më shumë mundësi të krijuara nga raundi i ri i reformave teknologjike e industriale, por edhe sfida si proteksionizmi, unilateralizmi, ngadalësimi i rritjes ekonomike, siguria etj. Si dy vende me ndikim më të madh në botë, Kina dhe ShBA-ja duhet të përmbushin rolet e tyre, të mbajnë përgjegjësi të përbashkët historike për parandalimin e krizave dhe të krijojnë më shumë mundësi për botën dhe jo t'i japin përparësi vetëzhvillimit.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore