Kina do të nxisë zhvillimin e energjisë bërthamore

2019-04-02 17:54:11 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:核能---[hé néng]---Energji bërthamore

Po zhvillohet reforma rrënjësore tek strukturat botërore të energjisë dhe në të ardhmen, zëvendësimi i energjive tradicionale me ato të pastra, përfshi energjinë bërthamore, është një prirje e sigurt.

Më 1 prill u mbajt në Pekin "Forumi i Zhvillimit të Vazhdueshëm i Energjisë Bërthamore në Kinë- Samiti Ndërkombëtar Pranverë 2019".

Me këtë rast, personalitete të fushës nga brenda e jashtë Kinës shkëmbyen mendimet mbi çështjen e nxitjes së zhvillimit të kësaj energjie, të risisë dhe bashkëpunimit.

Industria e energjisë bërthamore në Kinë ka një histori rreth 30-vjeçare dhe është zhvilluar gradualisht në përmasë dhe nivel.

Zv.drejtori i Adminstratës Kombëtare të Energjisë Liu Baohua i njohu të pranishmit me zhvillimet kineze. Ai tha se në 2018-n Kina vuri në operacion 7 njësi të reja, duke e çuar në 45 numri i njësive në operim . Kapaciteti i instaluar i Kinës renditet i treti në botë me 4590 gigawatt.

Aktualisht, përqindja e energjisë fosile në strukturën e energjisë kineze është relativisht e lartë. Kina synon që proporcioni i energjive jofosile të ngrihet në 15% në 2020 dhe 20% në vitin 2030. Ka ende një hendek të madh midis gjendjes së tanishme dhe objektivit, pranda zhvillimi i energjive të pastra, si energjia bërthamore, përputhet me kërkesat.

Zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore të Kinës Zhang Jianhua nënvizoi qëndrimin e hapur të vendit për forcimin e shkëmbimeve e bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar për të ndarë frytet e zhvillimit të energjisë bërthamore.

"Së pari, Kina do të vazhdojë hapjen e industrisë bërthamore me jashtë. Mbi bazën e përfitimit të përbashkët, do të ofrojmë skenën kineze për bashkëpunim ndërkombëtar. Së dyti, do të nxisim industrinë kineze bërthamore jashtë vendit duke shfrytëzuar platformën e bashkëpunimit dypalësh, markat, pajisjet dhe teknologjinë kineze, të kenë qasje në tregjet ndërkombëtare. Së treti, zbatimi i përgjegjësisë ndërkombëtare duke forcuar mbikëqyrjen dhe orientimin për të siguruar një mjedis të mirë për shkëmbimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar," tha Zhang Jianhua.

(Wang Xianya)

  

Mrekulli
Lajmet Kryesore