Tri ngjarje gjatë vizitës së parë të vitit të znj.Peng Liyuan

2019-04-01 09:48:21 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:事情---[shì qíng]---Ngjarje

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan zhvilluan vizitën e tyre të parë shtetërore për këtë vit nga 21 deri në 26 mars në Itali, Monako dhe Francë.

Gjatë vizitës atje, zonja e parë e Kinës Peng Liyuan ishte e pranishme kryesisht në tre ngjarje.

Ngjarja e parë ishte një aktivitetet në kuadër të çështjeve shtetërore, të cilat u përfshinë edhe në programin e vizitës së presidentit Xi, si ceremonia e pritjes, dhënia e fjalimit dhe banketi i mirëpritjes etj. Krahas këtyre, pati dhe aktivitete për ata si familje, që u zhvilluan nën një atmosferë më të lirshme në krahasim me bisedimet diplomatike. Programe të tilla janë gjithashtu në favor të thellimit të njohjes reciproke.

Ngjarja e dytë ku zonja e parë e Kinës ishte e pranishme ishte një event bamirësie.

Znj. Peng Liyuan mban dy tituj ndërkombëtarë. Ajo është ambasadore e OBSh-së për Parandalimin dhe Trajtimin e Tuberkulozit dhe SIDA-s dhe e dërguar e posaçme e UNESCO-s për Nxitjen e Arsimit të Vajzave dhe Grave.

Në marsin e vitit 2014, znj. Peng pranoi në Paris dokumentin e dhënë nga drejtoresha e Përgjithshme e atëhershme e UNESCO-s, Irina Bovoka, për marrjen e detyrës si e ngarkuar e posaçme, duke u bërë e vetmja qytetare kineze që mban këtë funksion.

Në vizitën e dytë të znj. Peng në Paris, ajo vizitoi selinë e UNESCO-s për të marrë çmimin për kontributin e saj në promovimin e arsimit për vajzat dhe gratë. Vlen të përmendet se ky çmim është krijuar me mbështetjen e Kinës dhe ky është viti i tretë i shpërndarjes së çmimit.

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay shprehu mirënjohjen për mbështetjen, përkushtim dhe praktikën e zonjës Peng Liyuan në kauzën e nxitjes së arsimit tek vajzat dhe gratë.

Ngjarje e tretë ku ishte e pranishme znj. Peng ka të bëjë me kulturën dhe artin.

Duke marrë parasysh profesionin e zonjës së parë të Kinës, vendet pritëse zakonisht organizojnë aktivitetet kulturore e artistike për ta mirëpritur.

Në fund të fundit, është rasti i rrallë të bësh shkëmbime me një "artiste të famshme të performancës vokale" nga Lindja.

Një fenomen interesant është se kur këngëtarët e huaj performojnë këngë të zonjës Peng, ndihen shpesh me shumë emocione dhe në ankth dhe mezi presin vlerësimin e saj pas përfundimit të shfaqjes.

Në Itali, Monako dhe Francë kishte gjithashtu edhe aktivitete të tjera kulturore. P.sh. në Monako, princesha Charlene Wittstock ftoi një violiniste me origjinë kineze. Znj. Peng shijoi shfaqjen në një atmosferë familjare, së bashku me princeshën dhe dy fëmijët e saj.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore