Paris, nis Forumi Kino-Francez i Qeverisjes Globale

2019-03-26 17:07:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:治理---[zhì lǐ]---Qeverisje

Me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Francë, u hap të hënën në Paris Forumi i Qeverisjes Globale të Kinës dhe Francës. Kjo është hera e parë që Kina dhe Franca mbajnë një forum me temën e "qeverisjes globale". Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian thanë në ceremoninë e hapjes se dy vendet duhet të punojnë së bashku për të përballuar sfidat.

Në këtë forum ishin të pranishëm mbi 200 zyrtarë të nivelit të lartë nga departamentet qeveritare, ekspertë të lartë të "think tank" dhe dijetarë, udhëheqës të lartë kompanish e korporatash dhe përfaqësues nga BE-ja, OKB-ja dhe OECD-ja.

Gjatë forumit dyditor, palët do të prekin tema të tilla si "Një brez, një rrugë dhe Ndërlidhje", "Multilateralizmi dhe Qeverisja Globale", "Sfidat dhe Mundësitë për Qeverisjen Digjitale", "Ndryshimet Klimatike dhe Biodiversiteti".

Në ceremoninë e hapjes, u mbajtën fjalime repsektivisht nga kryediplomati francez Le Drian dhe ai kinez Wang Yi.

Le Drian tha se përballë ndikimit të unilateralizmit dhe të proteksionizmit mbi parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, Franca duhet duhet të punojë së bashku me Kinën, të përtërijë dhe të eksplorojë kuadrin e qeverisjes globale për të përballur së bashku me sfidat. Pala franceze mbështet konkurrencën e ndershme dhe sigurinë e përbashkët dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në çështjet globale. Ai tha se Franca mbështet integrimin e projektit të BE-së për "Ndërlidhjen Euroaziatike" me nismën e Kinës "Një brez, një rrugë".

Në fjalimin e tij, Wang ra dakord me fjalimin e homologut të tij francez, duke thënë se Kina dhe Franca ndajnë një qëndrim të përbashkët mbi konceptet e pavarësisë dhe përparimit gjatë kohës. Ai tha se jetojmë në një epokë me shanse dhe sfida të mëdha. Marrëdhënia midis vendeve nuk ka qenë kurrë aq e afërt sa është sot dhe ndërveprimi midis njerëzve nuk ka qenë kurrë aq i lehtë sa sot. Në të njëjtën kohë, ritmi i rritjes ekonomike në botë është i pamjaftueshëm, hendeku i zhvillimit po shihet gjithnjë e më shumë dhe mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe unilateralizmi nuk janë larguar. Kjo, tha ai, kërkon që të gjitha palët të eksplorojnë së bashku një program më të barabartë dhe më efektiv të qeverisjes globale dhe që përputhet me trendin e zhvillimit historik. Për këtë, Wang bëri tre sugjerime: konsultimi i sinqertë, fokus në bashkëpunim dhe synim tek përfitimi i përbashkët.

Pjesëmarrësit janë të mendimit se ky forum ka rritur në përgjithsëi konsensusin e ndërtimit "Një brez, një rrugë", duke zgjeruar perspektivat ekonomike gjithëpërfshirëse të botës dhe ka shtuar konsensusin mbi multilateralizmin e qeverisjes globale. Një konsensus i tillë është i çmuar sidomos në kohën e shtimit të unilateralizmit dhe të proteksionizmit. Kina dhe Franca kanë hapësira të shumta për bashkëpunimin në qeverisjen globale dhe shpresojnë të mbajnë normalizimin dhe institucionalizimin e dialogut mes dy vendeve mbi qeverisjen ndërkombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore