Kinë, publikohet projektplani i zhvillimit për Zonën e Gjirit Guangdong-Hongkong-Makao

2019-02-19 16:48:12 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:建设---[jiàn shè]---Ndërtim

Të hënën u publikua Projektplani i Zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao. Kjo është një nga zonat më të hapura dhe me gjallërinë më të madhe ekonomike në Kinë. Sipas projektplanit, në të ardhmen, Zona e Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao do të shndërrohet në një zonë gjiri të nivelit ndërkombëtar dhe në një grup ndërkombëtar qytetesh, duke luajtur rol mbështetës e drejtues për zhvillimin ekonomik dhe hapjen me jashtë të Kinës.

Sipas projektplanit, zona e gjirit përfshin Rajonet e Posaçme Administrative të Hong-Kongut, Makaos dhe 9 qytetet e provincës Guangdong, si Guangzhou, Shenzhen, Zhuhai dhe Foshan. Sipërfaqja e kësaj zone është 56 mijë km katrorë dhe popullsia e përgjithshme është 70 milionë. Të dhënat tregojnë që kjo zonë zë më pak se 1% të sipërfaqes së Kinës dhe më pak se 5 % të popullsisë së saj, por vëllimi i përgjithshëm ekonomik përbën 12 % të të gjithë vendit. Ekspertët janë të mendimit që kjo zonë ka status strategjik në zhvillimin e vendit. Sekretari i përgjithshëm i Akademisë së Zonës së Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao, Deng Jiangnian, shprehet:

"Zona e Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao ka një vëllim ekonomik prej 10 trilionë juanësh, si edhe 270 grupe industriale, që mbulojnë 330 sektorë. Kjo ka ofruar një treg gjigant për transferimin e arritjeve teknologjike."

Zona e Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao është ndërtuar në bazë të parimit "Një vend, dy sisteme", tre zonave doganore dhe tre monedhave, gjë që nuk ka precedent në tërë botën. Drejtori i Institutit të Ekonomisë Sasiore dhe Teknologjike të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, Li Ping, mendon:

"Këto qytete ndodhen në baza të ndryshme sistemore, prandaj, shtrohet pyetja si të koordinohen këto diferenca, si të prishet kufiri mes tyre dhe të krijohen lidhjet e shpejta të njerëzve, materialeve dhe financave mes tyre. Ky është një problem thelbësor. Me ekonominë e tregut duhet të garantohet lëvizja e mjaftueshme e elementeve të ndryshme. Kështu do të ketë mjaft aftësi konkurruese."

Specialistët janë të mendimit që gjatë ndërtimit të kësaj zone fokusi duhet të vendoset te kthimi i saj në një qendër ndërkombëtare për inovacionin teknologjik. Sipas projektplanit, në të ardhmen, do të formohet një zonë e hapur e integruar për inovacionin e koordinuar dhe do të formohet një platformë me nivel të lartë të inovacionit teknologjik, për të përmirësuar mjedisin e inovacionit në këtë zonë. Në zonën e gjirit tani janë planifikuar një sërë pajisjesh dhe instalimesh teknologjike dhe do të nxitet ndërtimi i një zone shembullore me inovacion të pavarur.

Në të ardhmen, zona e gjirit do të përmirësojë më tej mjedisin e investimeve dhe biznesit, do të shtojë nivelin e integrimit të tregut, do të integrohet me sistemin e rregullave të tregut me standard të lartë ndërkombëtar, do të formojë shpejt sistemin e ekonomisë së hapur, do të formojë një gjendje me hapje të gjithanshme dhe do të kthehet në një zonë të rëndësishme mbështetëse për ndërtimin e "Një brez, një rrugë".

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore