Tregtia Kinë-ShBA, arrihet konsensus mbi çështjet kryesore

2019-02-18 16:58:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:共识---[gòng shí]---Konsensus

Më 15 shkurt, përfundoi në Pekin raundi i 6-të i konsultimeve tregtare Kinë-ShBA. Të dyja palët arritën konsensus në parim mbi çështjet kryesore dhe bënë konsultime të hollësishme mbi memorandumin e mirëkuptimit ekonomik e tregtar dypalësh. Lidhur me këtë, ekspertët u shprehën që, nëse do të arrihet një marrëveshje mes Kinës dhe ShBA-së, kjo do të jetë në të mirë të ekonomisë botërore.

Më 14-15 shkurt, Kina dhe ShBA-ja, duke zbatuar konsensusin mes liderëve të të dy vendeve në Argjentinë, bënë shkëmbime të thella mendimesh mbi çështjet me interes për të dyja palët, si transferimi i teknologjisë, mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, pengesat jotarifore, sektori i shërbimit, bujqësia, balanca tregtare dhe mekanizmi i zbatimit. Pas takimit të liderëve të të dy vendeve më 1 dhjetor 2018, veçanërisht qysh nga fundi i dhjetorit të kaluar, të dyja palët kanë bërë kontakte gjithnjë e më të ngushta. Ish-zv.presidenti i FMN-së dhe drejtori i Studimeve Financiare pranë Universitetit Tsinghua, Zhu Min, vë në dukje se bisedimet në vetvete janë një nismë pozitive.

"Bisedimet tregare kanë shumë detaje. Mund të ketë disa arritje e marrëveshje. Të dyja palët duhet të përpiqen bashkë, por mund të ketë dallime. Besoj se kjo nuk është ndonjë problem i madh. Për tregtinë duhet të ketë bisedime dhe vetë bisedimet janë një gjë e mirë. ShBA-ja po mendon gjithnjë e më shumë që ky problem duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve, prandaj të dyja palët po bëjnë bisedime më të ngushta dhe kjo është një gjë e mirë," thotë Zhu Min.

Pa dyshim, ky është raundi me rëndësi më të madhe gjatë shkëmbimeve Kinë-ShBA që kanë zgjatur për afro një vit. Të dyja palët i kushtojnë rëndësi të madhe kësaj dhe shpresojnë që të ketë një pikë kthese. Siç mësohet, më datën 14 shkurt, përfaqësuesit e të dyja palëve punuan tërë natën dhe treguan vullnet, përkushtim dhe profesionalizëm jashtëzakonisht të madh për interesat e vendit të tyre. Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë, Tim Stratford thotë:

"Kina dhe ShBA-ja kanë kuptime të ndryshme mbi rregullat përkatëse, çka ka shkaktuar shumë probleme. Duhet medoemos të kërkojmë një mënyrë: ose të qartësohen më mirë këto rregulla në disa drejtime, ose të bëhen disa ndryshime. Nëse të dyja palët mund t'i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe nuk do të ketë faktorë që ndikojnë në lidhjet tregtare dypalëshe, atëherë nga kjo do të favorizohet ekonomia botërore. Po të arrihet një marrëveshje e tillë, tregu i aksioneve dhe kompanitë e hartimit të strategjive do ta kenë më të lehtë."

Pas konsultimeve në Pekin, Kina dhe ShBA-ja ranë dakord që t'i vazhdojnë ato në Uashington javën e ardhshme.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore