A mund të sjellë paqe Konferenca e Paqes e Lindjes së Mesme?

2019-02-15 16:46:00 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:会议---[huì yì]---Konferencë

Ministeriali për çështjet e Lindjes së Mesme u mbyll të enjten në Poloni. Konferenca u organizua bashkërisht nga ShBA-ja dhe Polonia, por në të vërtetë u dominua nga ShBA-ja.

Tema e kësaj konference është "Nxitja e paqes dhe Sigurisë së ardhme në Lindjen e Mesme", por në fakt u përqendrua tek frenimi i kërcënimeve të Iranit ndaj Lindjes së Mesme. Lidhur me këtë Irani shprehu pakënaqesi të madhe. Nga ana tjetër, Rusia refuzoi të marrë pjesë në këtë konferencë dhe vende të madhe europiane si Britania, Franca dhe Gjermania reaguan ftohtë.

Konferenca e Polonisë ishte një konferencë e papritur pasi ajo do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis Polonisë dhe Iranit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, afro 100 mijë polakë shkuan në Iran për t'i ikur pushtimit nazist dhe Irani u bë shpresa e jetës dhe vendbanimi i fundit i shumë polakëve. Tani në Iran gjenden shumë grupe varrezash ku prehen polakë. Prandaj ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif e kritikoi Poloninë se ka harruar të shkuarën.

Polonia e organizoi këtë konferencë kryesisht për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me ShBA-në, pasi marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara. Polonia dëshiron të mbështesë ShBA-në për të kundërshtuar "kërcënimet" e Rusisë. Në prillin e këtij viti, ushtria amerikane do të hapë bazën ushtarake amerikane në Poloni. Tani Polonia nuk dëshiron të ketë situata të paparashikuara për shkak të Iranit, prandaj zgjodhi të plotësojë dëshirat e SHBA-së.

Përveç kësaj, kjo konferencë ka mundësi të prishë marrëdhëniet midis Iranit e Europës, por s'mund të shmangë divergjencat midis ShBA-së e Europës në çështjen e Iranit. Në këtë konferencë, BE-ja kundërshton të fokusohet tek problemi i Iranit, dhe shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini nuk mori pjesë në këtë konferencë. Këto tregojnë se BE-ja nuk dëshiron të përkrahë ShBA në kundërvënien ndaj Iranit.

Nëpërmjet kësaj konference, ShBA-ja mund të vijojë atmosferën kundër Iranit. Njëkohësisht, ajo me këtë rast u përcolli aleatëve amerikanë në Lindje e Mesme si Izraeli dhe Arabia Saudite qëndrimet e saj të forta mbi çështjen e Iranit sepse për një kohë të gjatë, shumë aleatë amerikanë në Lindjen e Mesme kritikojnë ShBA-në se nuk ka marrë masa konkrete për frenimin e kërcënimeve iraniane.

Nga ana tjetër, konferenca u prit me reagime të ftohta gjë që tregon se komuniteti ndërkombëtar ka mosmarrëveshje të mëdha për çështjen e Iranit. Kjo tregon gjithashtu se është e vështirë që ShBA-ja të realizojë "aleancë kundër Iranit". Gjithashtu për realizimin e paqes në Lindjen e Mesme ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore