Çelet Ekspozita "Ushtria e Kinës për Ruajtjen e Paqes Botërore"

2019-02-13 17:20:05 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:和平---[hé píng]---Paqe

Më 11 shkurt, Komiteti Qëndror Ushtarak i Kinës dhe Delegacioni i Kinës në OKB organizuan së bashku Ekspozitën "Ushtria e Kinës për Ruajtjen e Paqes Botërore" në selinë e OKB-së në Nju Jork. Fotot, tekste dhe video treguan përkushtimin e ushtrisë kineze në këtë ekspozitë.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësuesi i Kinës në OKB, ambasadori Ma Zhaoxu, zv-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Atul Khare, këshilltari ushtarak i sekretarit të përgjithshëm Carlos Humberto Loitey, drejtori i grupit ushtarak i delegacionit të Kinës në OKB, Hua Bo.

Ma Zhaoxu tha në fjalimin e tij se Kina përkrah dhe merr pjesë aktivisht në misionet paqësore të OKB-së dhe kjo ekspozitë tregon praktikat e rezultatet e pasura të ushtrisë kineze në fushat e ruajtjes së paqes dhe të nxitjes së zhvillimit të përbashkët.

"Tema e kësaj ekspozite është "Ushtria e Kinës për Ruajtjen e Paqes Botërore" dhe paraqet hollësisht pjesëmjarrjen e ushtrisë kineze në misionet paqeruajtëse, të sigurisë ndërkombëtare detare, të ofrimit të ndihmës ndërkombëtare, të zhvillimit të shkëmbimeve të sigurisë etj. Besojmë se nëpërmjet ekspozitës, njerëzit mund të kuptojnë më shumë se Kina është ndërtuese e paqes botërore me ushtrinë e saj pjesë të ruajtjes së paqes botërore."

Zv-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Atul Khare vlerësoi lart rolin e rëndësishëm të Kinës në misionet paqeruajtëse të OKB-së. Ai shprehu falënderimet për kontributin e ushtrisë kineze për këtë çështje.

"Kina është përkrahëse e fortë dhe pjesëmarrëse aktive në misonet paqeruajtëse. Kina po marr pjesë gjerësisht në këto misione në fusha të ndryshme dhe luan rol të posaçëm dhe kyç. Kina është një ndër 10 vendet anëtare të OKB-së që ka dërguar më shumë forca paqeruajtëse në këto misione dhe është vendi i dytë më i madh për ofrimin e fondeve. Nëse nuk kemi përkrahjen e Kinës, misionet paqeruajtëse s'mund të arrijnë rezultatet e tanishme."

Drejtori i Delegacionit të Përhapjes Ndërkombëtare të Ushtrisë Çlirimtare e Popullit Kinez Mao Naiguo tha në fjalimin e tij se ushtria kineze ecën me të drejtat e paqes dhe është gjithmonë forcë e respektimit të jetës dhe ruajtjes së paqes. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore