Audienca australiane vlerësim pozitiv ndaj filmin kinez "The Wandering Earth"

2019-02-11 17:10:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:电影---[diàn yǐng]---Film

Filmi kinez fantashkencor "The Wandering Earth" ka fituar rreth 2 miliardë juanë nga shitja e biletave në Kinë. Ai po shfaqet gjithashtu edhe në Australi. Publiku australian shprehet se ka pëlqyer shumë efektet e veçanta dhe emocionet që përcjell, duke e quajtur atë një film të shkëlqyer për jetën e njerëzve.

Gjatë Festës së Pranverës, "The Wandering Earth" transmentohen në disa qytete të Australisë. Pas filmit kinez "Wolf Warriors Ⅱ", kjo është hera e dytë që një film kinez tërheq audiencën australiane. Në pasditen e 10 shkurtit, një gazetar u fut në një nga kinematë e Sydney-t dhe pa se kinemaja ishte plot.

Kinezi Men Haining që jeton në Australi tha në intervistë se u lumturua kur pa që në kinema transmetohet një film me përmbajtje dhe efekte të arrira.

"Është e paimagjinueshme se kur njerëzit u larguan nga sistemi diellor për shkak të fatkeqësisë, ata sollën tokën. Kjo është një ide magjike. Përveç kësaj, efekte speciale të filmit janë shumë të përparuara. Është një film i nivelit botëror."

Linda është analiste e njohur australine në kulturë. Ajo u shpreh se janë shfaqur disa filma kineze për të kremtuar Festën e Pranverës dhe "The Wandering Earth" mund të përcjellë emocione të veçanta të njerëzve për jetën, kuptimet ndaj të ardhmes dhe mbrojtjen ndaj njerëzive me vetësakrificë, prandaj është prekëse.

"Filmi nuk ishte zhgënjim. Së pari, fryma që përcjell është madhështore. Së dyti, jam shumë e kënaqur për shkrimin ndaj ndjenjave të njerëzve kur përballen me fatkeqësi të tokës. Për njerëzit që mund të vazhdojnë të jetojnë, mund të bëjë sakrificë. Sidomos astronauti i luajtur nga artisti kinez Wu Jing ndezi Jupiterin që tregon vullnetin e njerëzimit për të hyrë në një lartësi tjetër."

Mediat kryesore perëndimore njoftuan se ky film është një pikëkthesë e rëndësishme e filmit kinez fantashkencor, duke treguar hyrjen në tregun botëror dhe teknikën e avancuar të prodhimit. Linda është e mendimit se nëpërmjet këtij filmi, shikuesit si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi mund të kuptojnë si të përballen me fatkeqësitë, njerëzit duhet të bashkohen.

"Toka është shtëpia e gjithë njerëzimit. Ky film do të shkaktojë reflektim të kombeve të ndryshme për mënyrat se si të mbrojmë shtëpinë tonë, si të kemi një shtëpi më të bukur." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore